ujesjelles

100 mijë banorë të qendrës dhe Tiranës së Re do kenë më shumë ujë

Banorët e zonës së qendrës dhe Tiranës së Re do të kenë më shumë uji në shtëpitë e tyre. Kjo falë një investimi të rëndësishëm që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës dhe UKT për ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi në Bulevardin “Bajram Curri” dhe nga i cili do të përfitojnë më shumë se 100 mijë banorë në një sipërfaqe prej 120 hektarësh. Pjesë e këtij investimi është dhe zëvendësimi i tubave kryesorë që kalojnë mbi Lanë, në afërsi të urës në rrugën e “Elbasanit”.

Alarm për ujin e pijshëm, ja sa pacientë shtrohen çdo ditë nga helmimi

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse. Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.

Borxhi i ujësjellësve, 65 milionë euro fatura ndaj OSHEE

Sektori publik është përfshirë nga një zinxhir borxhesh të këqija, i cili ka prekur thuajse të gjitha ndërmarrjet shtetërore në nivel qëndror dhe lokal. Pas rrugëve dhe kompanive të energjisë, situata raportohet e rënduar edhe tek ujësjellësit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Energjisë tregojnë se borxhi i ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ka arritur në mbi 65 milionë euro. Situata është rënduar edhe më shumë gjatë këtij viti.

Bovilla do të zgjerohet; rritet me 13 herë furnizimi me ujë

Ujësjellësi i Tiranës do të zgjerojë impiantin e Bovillës falë një kredie dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerën 30 milionë euro. 15 milionë euro do të përdoren pikërisht për rritjen e kapacitetit të përpunimit të ujit që vjen nga Liqeni i i Bovillës, pasi aktualisht filtrohet vetëm gjysma. “Bovilla është parashikuar që në të ardhmen të arrijë deri në 3600 litra ujë në sekondë. Ne në këtë fazë do të shkojmë nga 1800 litra ujë për sekondë, në 2400 litra ujë për sekondë, duke e shtuar me 600 litra ujë për sekondë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 26.2 milionë euro për 70 ujësjellës në fshatra

Do të ndërtohen 70 ujësjellës në zonat rurale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një financim prej 26.2 milionë euro nga banka gjermane KfW dhe Bashkimi Europian. Programi, i cili do të jetë i hapur për të gjitha bashkitë, konsiston në ndërtimin e rehabilitimin e rreth 70 ujësjellësve rurale, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së 75 mijë banorëve.

Investime pas dëmtimit të ujësjellësit që furnizon qytetin e Rrëshenit

Prurjet e shumta të Lumit Fan nga reshjet intensive të shiut, kanë dëmtuar ujësjellësin që furnizon qytetin e Rrëshenit dhe fshatrat përreth me ujë të pijshëm. Shkëputja e tubacioneve ka vënë në alarm autoritetet vendore, të cilët vlerësojnë se dëmet janë të konsiderueshme. Prej dy javesh po punohet për riparimin e magjistralit kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që furnizimi me energji bëhet provizorisht me linjën e vjetër.

Java e ujit në Shqipëri

Java e parë e Nëntorit njihet zyrtarisht si Java Kombëtare e Ujit, me Vendim të Këshillit të Ministrave datë 10 Shtator 2008. Festimet dhe diskutimet për ujin janë në qendër të vëmendjes së muajit nëntor. Gjatë kësaj jave, specialistët shqiptarë do të kenë mundësi të diskutojnë për ujin në vendin tonë në disa ditë të veҫanta. Qëllimi është promovimi i ҫështjeve që kanë lidhje me sektorin e ujit, si një sektor gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimet në vend.

KFW dhe Fondi i Zhvillimit, investim për furnizimin me ujë të Jonufrës, Radhimës, Tragjasit dhe Dukatit

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Dorian Xhelili ishte në zonën e Llogorasë, ku zhvilloi nje takim me banorët e fshatit Dukat. Një pjesë e kësaj zone ditët e fundit ka patur probleme në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të kushteve atmosferike që kanë shkaktuar një problematikë në një nga burimet që furnizon zonën me ujë të pijshëm. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, siguroi për zgjidhje banoret e Dukatit. Ndërkaq pritet që në këtë zonë të ketë një investim të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Fondit të Zhvillimit, dhe një pjesë të investimit do ta bëjë Bashkia e Vlorës.

Kosovë: Zvarritet funksionalizimi i ujësjellësit në Polac

Banorët e fshatit Polac të Skënderajt po përballen me vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm. Kështu ka treguar Isuf Hoti, banor dhe kryetar i këtij fshati me rreth 500 familje e afro 3 mijë banorë. Sipas Hotit, furnizimin me ujë banorët e Polacit e bëjnë me bidonë nga Skënderaj, duke bartur me vetura e mjete të tjera. Duke i parë këto telashe, Komuna e Skënderajt para disa vjetësh e ka nisur projektin e ujësjellësit, kurse në përmbyllje të vitit të shkuar, e ka përfunduar projektin: Prekaz i Epërm, Polac- Dashefc, thotë Hasan Shala, drejtor komunal i Urbanizmit.

Kryeministri Rama inspekton punimet në kanalin vaditës dhe ujësjellësin në Malësinë e Madhe

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe përfaqësues të pushtetit lokal të zonës, ishte sot në Malësinë e Madhe për të parë nga afër punimet e realizuara në nje projekt madhor. Drejtues të pushtetit lokal të zonës e informuan kryeministrin mbi ecurinë e punimeve për pjesën e mbetur të investimit, i cili përfshin rehabilitimin e kanaleve dytësore, të cilët do të rrisin sipërfaqen e ujitur të tokës. “Ky është kanali i Shtodrit, i cili është investuar nga qeveria shqiptare, rreth 14 km, që përfshin Malësinë e Madhe.

Ministri Dervishaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 8 ujësjellsave

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj bashkë me Ambasadoren Gjermane në Shqipëri Susanne Schutz, ministrin e financave, ambasadorin zvicerian dhe përfaqësues të bankës Gjermane për Zhvillim KFË, ka firmosur marrëveshjen për bashkëpunim financiar, për programin Infrastruktura Bashkiake, 3 dhe 4. Marrëveshja parashikon investime në vlerën e 47 milion eurove në total, në ujësjellës kanalizime në 8 qytete. Ministri Dervishaj, tha se falë këtyre investimeve në këto zona do të zgjidhet problematika e ujit. Ministri ishte i shoqëruar dhe nga drejtori i AKUK Ardian Alushi.

Në Lezhë uji vjen vetëm 30 minuta në ditë

Banorët e Lezhës prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është orari i kufizuar - vetëm 30 minuta në ditë - por edhe punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, që ka prishur depon ekzistuese për të ndërtuar një të re. Problem mbeten edhe banesat në katet e larta, ku uji nuk shkon fare. Banorët ankohen edhe për cilësinë e ujit, që sipas tyre rrjedh i turbullt. “Vjen shumë pak - gjysmë ore, dhjetë minuta, ndonjëherë nuk vjen fare. Orarin e ka të caktuar, por nuk vjen. Jemi ankuar për këtë. Unë mendova se tani që u shtruan tubat e rinj do fillojë të vijë uji rregullisht, por është ndërprerë fare.

Protesta në Lezhë - Ujësjellësi i ri prish linjën e vjetër dhe e lë jashtë, Grykëzeza pa ujë

Dhjetra familje në Grykëzezë të Lezhës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej afro 10 ditësh. Ujësjellësi i ri nuk parashikon lidhjen e tyre në rrjet, ndërsa linja e vjetër është ndërprerë. Për të zgjidhur këtë problem, banorët kanë dalë në protestë para Bashkisë. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë thotë se këto familje nuk kanë kontrata, por banorët pretendojnë se kanë kërkuar gjithnjë të legalizohen.
Banori: Këta e kanë hequr tubin e Balldrenit fare, se ne kemi qenë me lidhje në tub të Balldrenit. Tani thonë nuk keni kontratë.

Rrjeti i amortizuar i ujit të pijshëm rrezik për shëndetin e banorëve të Bulqizës

Bulqiza përveç pasurisë nëntokësore të kromit është e rrethuar edhe nga burime të shumta ujore, por qyteti përballet me orë të zgjatura të mungesës së ujit të pijshëm. Në vitin 2013-të nisën punimet për sistemimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm të lagjes së vjetër në Bulqizë, investim i cili e çoi deri në 12 orë furnizimin me ujë. Por që shumë shpejt orari i furnizimit me ujë u shkurtua. Sot nuk kalon më shumë se 7 orë në ditë, kjo për shkak të punimeve me cilësi të ulët që janë bërë në rrjet dhe ndërhyrjeve të jashtëligjshme.

Uji, drejt menaxhimit të qëndrueshëm

Një nga problemet e vështira me të cilat po vazhdon të përballet Ballkani Perëndimor është sektori i ujit. Edhe pse me burime të pasura hidrike, menaxhimi është sfidë. Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një platformë të përvitshme diskutimi dhe ekspozimi, ku trajtohen çështjet më me rëndësi, me pjesëmarrjen edhe të ndërkombëtarëve. Në edicionin e katërt, që u mbajt në Tiranë ditët e fundit, ky event ballkanik arriti të tërhiqte vëmendjen e duhur dhe përmbushi qëllimin e tij… Në Tiranë, u zhvillua nga data 2 – 4 nëntor, në “Expo City Albania” konferenca dhe ekspozita e katërt e përbashkët ballkanike, e cila iu dedikua ujit. Një çështje e cila është në të njëjtën linjë me temën e Ditës Botërore të Ujit për vitin 2016 nga UN Water, “Uji dhe punësimi” (Water and Jobs).

Veliaj: Dakordësohet kredia me BERZH për investimet në ujësjellës

Bashkia e Tiranës merr miratimin e BERZH për kredinë fillestare nëpërmjet së cilës do të investohet në Ujësjellës-kanalizime. Brenda këtij viti do të zgjerohet impianti i Bovillës çka pritet të dyfishojë sasinë e ujit që filtrohet si dhe të furnizojë me ujë zonën e Kasharit dhe Unazës së madhe. “Me këtë kredi dhe me këtë ristrukturim që i bëmë UKT-së mundësojmë largimin e kësaj krize dhe një gangrenë që ka 27 vite që prek këto pjesë të Tiranës.

Veliaj: Ujësjellësi, premtim i mbajtur, qytetarët të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm

Merr fund problemi i furnizimit me ujë në një tjetër zonë të Tiranës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit në Kodër-Sharrë, duke i dhënë fund problemit me ujin e pijshëm të mbartur prej vitesh. Në total, nga investimi i Bashkisë së Tiranës do të përfitojnë 150 familje që jetojnë në Kodër-Sharrë. Punimet u inspektuan edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla.