ujevara e sotires

Shtegëtim për tek monumenti i natyrës “Bredhi i Sotirës”

Monumenti i Natyrës “Bredhi i Sotirës” shtrihet në Bashkinë e Dropullit. Është një peizazh unikal midis grykave mahnitese të Coklit në Selos, gryka e Havos në Sotirë, tek gryka në Koshovicë. Shpatet e maleve, rrjeti i përrrenjëve me shumë shtigjeve ofrojnë mundësi për ekoturizëm dhe alpinizëm. Në male, kodra, në ledhe e ara, ka shumë bimë mjekësore dhe lule të rralla dhe një faunë të egër që zhvillohet mirë. Në Sotirë, tani jetojnë pak njerëz (rreth 40 veta), por shpresa është që fshati të marrë gjallërinë e 200 familjeve të dikurshme.

Ujëvara e Sotirës në Gramsh, atraksion turistik edhe në dimër

Edhe në këto ditë të ftohta dimri, Ujëvara e Sotirës ne Gramsh, vazhdon të jetë një mrekulli natyrore e vizitueshme nga turistë vendas e të huaj. Janë aventuriere të borës dhe të akullit që udhëtojnë drejt Gramshit për të shijuar këto bukuri natyrore. Kjo ujëvarë buron nga një shkëmb i malit të Tomorrit, që shkarkon disa mijëra litra ujë në sekonde dhe krijon një shfaqje spetakolare stërkalash uji. Sipas burimeve të AdMZ së Elbasanit, mbi 500 vizitorë kanë shijuar gjatë këtij sezoni këtë mrekulli natyrore.

Ujëvara e Sotirës, një nga destinacionet e turizmit natyror më pranë Tiranës

Shumë pranë Tiranës ndodhen disa destinacione turistike që tërheqin vizitorë të huaj dhe vendas. Janë monumentet e kulturës si kështjella të vjetra e mesjetare, mozaikë, muze por edhe monumente të natyrës sonë të bukur si shpella e ujëvara. Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj, pranë kryeqytetit është dhe ujëvara e Sotirës. Ajo ndodhet rreth 60 km. larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit, dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë në këmbë. Është një ecje që shërben si një lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë.

Ujëvara e Sotirës, një nga Monumentet Natyrore më të bukura në vend

Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku ndodhet dhe është një nga mrekullitë që natyra i ka falur Shqipërisë. Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Ujëvara e Sotirës, një nga perlat e natyrës Shqiptare ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.