uji pijshem

Investimi në ujësjellës-kanalizimin e Durrësit, ndikim të madh në turizëm

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako inspektuan punimet për rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit në këtë qytet. Linja e re e furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit është një investim që arrin në vlerën e 31.6 milion euro. Ndërkaq, ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimeve në zonën e Plazhit në vlerën 7.7 milion euro.