ukt

“Haraçin” e politikbërjes e paguajnë konsumatorët?!

A është i pijshëm uji në Tiranë? Të huajve i ndalohet, ndërsa nëse je shqipitar të rekomandohet. Pak njerëz në Tiranë pijnë ujë direkt nga rubineti, pasi shumica e tyre i besojnë ujit në shishe, biznes shumë fitimprurës; dhe kjo një çështje më vete diskutimi për cilësisnë e ujit që ofron. Autoriteti që kontrollon ujin në Tiranë është pikërisht UKT-ja dhe institucionet simotra respektive në çdo qytet të Shqipërisë. Përfaqësues të UKT-së Tiranë, në deklaratat e tyre pranojnë se cilësia e ujit të pijshëm që shpërndahet nga rrjeti operator është në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe ato shëndetsore.

Borxhi i ujësjellësve, 65 milionë euro fatura ndaj OSHEE

Sektori publik është përfshirë nga një zinxhir borxhesh të këqija, i cili ka prekur thuajse të gjitha ndërmarrjet shtetërore në nivel qëndror dhe lokal. Pas rrugëve dhe kompanive të energjisë, situata raportohet e rënduar edhe tek ujësjellësit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Energjisë tregojnë se borxhi i ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ka arritur në mbi 65 milionë euro. Situata është rënduar edhe më shumë gjatë këtij viti.

Dita Ndërkombëtare e Ujit, UKT: Të mos e shpërdorojmë

Prej 20 viteve e gjithë bota i ka rënë kambanës së alarmit për rrezikun e shpërdorimit të një prej të mirave më të mëdha universale siç është uji. Bota nisi të mendojë dhe të marrë disa vendime të rëndësishme për mjedisin dhe mbrojtjen e tij, që për shekuj ishin lënë pasdore. Në vitin 1992, Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë një konference të rëndësishme për mjedisin që u mbajt në Rio de Zhaneiro, vendosi që 22 Marsi të jetë Dita Ndërkombëtare e Ujit. Çdo 22 Mars, OKB fton vendet anëtare të saj që t’ia kushtojnë këtë ditë sensibilizimit por edhe veprimit për ruajtjen e begatisë më të madhe që njeriut i ka falur natyra - ujit.

Gjendje emergjence - Kriza e ujit të pijshëm mbërthen Tiranën

Tirana është në Gjendje Emergjence! Thatësira dhe i nxehti i këtyre ditëve ka shkaktuar krizë të thellë në furnizimin me ujë të pijshëm. Alarmi vjen nga vet Bashkia e Tiranës, ku sot, Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka mbledhur në mënyrë të menjëhershme Task Forcën për të diskutuar dhe marrë masat mbi kërcënimin që vjen nga thatësira për ujin e pijshëm si dhe pasojat që vijnë nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Gjysma e Tiranës pa ujë, rrëshqitja e tokës ka dëmtuar rrjetin e furnizimit

Njëra nga linjat e burimit të Selitës është dëmtuar për shkak të erozionit të ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë. Si pasojë, disa zona të kryeqytetit do të furnizohen pjesërisht me ujë të pijshëm. Sipas specialistëve, për shkak të terrenit të vështire ku po punohet , ky defekt pritet të riparohet brenda 2-3 ditëve. “Do të ketë vetëm kufizime të ujit në disa zona të Tiranës, si “Rruga e Elbasanit”, “Komuna e Parisit” dhe Tirana e Re. Do të ketë vetëm kufizime, pasi janë marrë masat që të mos ketë ndërprerje totale të ujit”, shprehet Durim Mustafa, drejtor i njësisë operacionale ujësjellës.

Mos vadisni më me ujë të pijshëm! Gjobë 5000 deri në 50000 lekë

Nëse vadisni me ujë të pijshëm në kryeqytet, mos u habisni kur pas një muaji, bashkë me faturën e ujit, t’ju vijë dhe një gjobë 5 mijë lekëshe. Ujësjellësi, në menaxhim të Bashkisë, sqaron se banorët që kanë hapësira të vogla do të ndërgjegjësohen por nuk do t’i nënshtrohen penaliteteve. Sipas UKT-së shpërdorimi i ujit të pijshëm përbën shkelje. Qytetarët apo bizneset që do të kapen duke ujitur apo vaditur hapësira të mëdha me ujin e pijshëm në Tiranë do të ndëshkohen me gjobë nga 5,000 lekë (familjet) deri në 50,000 lekë (sipërmarrje).

Plan për alarmin dhe evakuimin, UKT studim për digat e Bovillës dhe Tiranës

Banorët e Tiranës nuk e njohin rrezikun që mund t’u kanoset nga dy digat ajo e liqenit të Bovillës dhe e liqenit artificial në rast të një avarie apo dëmtimi të mundshëm. Edhe pse ndërtimi i këtyre digave daton vite shkuar dhe kur banesat janë shtrirë edhe fare pranë këtyre baseneve, asnjëherë nuk ka pasur një studim për valën goditëse dhe shpejtësinë e reagimit që duhet të kenë banorët por edhe strukturat e emergjencave civile. Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës të cilat kanë në monitorim këto ujëmbledhësa kanë hapur garën për një studim mbi këtë rrezik me një fond limit 3.5 milionë lekë deri më 15 shtator.

Projekti “Ujë 24 orë”, BERZH do të financojë 30 milionë euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 30 milionë euro Ujësjellësin e Tiranës për të bërë të mundur furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë në 24. Kredia do të disbursohet në dy këste nga 15 milionë euro. Sipas njoftimit zyrtar të BERZH-it, transhi i parë i kredisë do të përdoret për të zgjeruar kapacitetin e Ujësjellësit të Bovillës dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri, i cili do të furnizojë me ujë pjesën veriore të Tiranës. Përdorimi i këstit të dytë do të përcaktohet pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përfundojë studimin mbi burimet e saj strategjike.

Riparohet kanali që “fuste nën ujë” tokat e Fierit

Bashkia e qytetit të Fierit njoftoi se po rikthen në funksionim atë që quhet si kanali kullues Sh2, i cili prej vitesh ishte mbuluar pothuajse krejtësisht nga dheu dhe mbetje të tjera, duke shkaktuar përmbytjen e sipërfaqeve të tëra tokash bujqësore e banesash në këtë njësi. Nga ana e Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit në Bashkinë Fier prej ditësh po punohet për të siguruar sa më shpejt pastrimin dhe rivënien në funksion të këtij kanali. Kanali është 3.6 km i gjatë (nga ura e Baçinozit deri në afërsi të ish SMT-së).

Rreshjet dëmtojnë tubat e UKT, Ja zonat pa ujë të pijshëm në Tiranë

Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë rrëshqitje të dherave gjatë natës, duke dëmtuar tubin kryesor kryesor që furnizon me ujë të pijshëm disa zona të Tiranës. Si pasojë e kësaj, njofton sot UKT, do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në zonën e Tiranës së Re, Komunës së Parisit, Qesarakë, Shkozë, Sauk, Sanatorium dhe Qytetin Studenti. UKT bën me dije se po punohet për zgjidhjen e problemit, por pa njoftuar se kur mund të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm. “UKT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjatë natës ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu përgjatë tubit kryesor që furnizon zonën e:

Rreziku nga përmbytjet, UKT aksion për pastrimin e pusetave dhe kanalizimeve

Hedhja e qeseve dhe mbetjeve të tjera plastike, por edhe i inerteve të tjera në rrugë përbëjnë një problem të përhershëm për bllokimin e pusetave dhe kolektorëve, çka shpesh herë janë bërë shkak edhe për përmbytje. Pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve të Bashkisë së Tiranës për të mbajtur pastër mjedisin dhe hedhjen e mbetjeve në vendet e caktuara, situata për shkak të sjelljes së qytetarëve të papërgjeshëm mbetet ende problematike në shumë zona të Tiranës.

Tirana pa ujë të pijshëm pas reshjeve të dendura të shiut

UKT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, në zonën e Kombinatit do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm. Kufizimet do të ndodhin gjatë mesditës së sotme, ndërsa UKT sqaron se kjo vjen për shkak të disa problemeve të furnizimit me energji elektrike në dy nga stacionet e pompimit në këtë zonë. Stafi i UKT-së po punon intensivisht për kthimin e normalitetit për furnizmin me ujë të banorëve.

Tjetër park në Tiranë, ai mes godinës së Partisë Socialiste dhe Katedrales Ortodokse

Qytetarët e Tiranës tashmë do të kenë edhe një tjetër hapësirë të gjelbëruar për të kaluar kohën e lirë. Ajo gjendet mes godinës së partisë Socialiste dhe Katedrales Ortodokse dhe ka qenë Kryetari i Bashkisë ai që e ka publikuar fotot e parkut të ri duke thënë se ai tashmë është në shërbim të të gjithëve qytetarëve të Tiranës.

Ujë të padezinfektuar për Tiranën

Nga Neritan Gjergo Thellohet skandali me ujin e pijshëm në Tiranë. Dje “Shekulli” solli në vëmendje një rast të kapur rishtas nga UKT për gjetjen e klorit të skaduar në magazinën pranë stacionit të pompave në Brar, ndërsa sot sjell dokumente që tregojnë se depot e ujit nuk janë dezinfektuar me klor. Këtë herë bëhet fjalë për shkelje ligjore, të dala nga një inspektim rutinë i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, në depon e ujit Daias, Petrelë. Gjetjet e inspektoratit janë të tmerrshme, teksa pas analizës që i është bërë mostrave të ujit të pijshëm është konstatuar mosklorinimi i tij.

Uji i Bovillës, dyshime se është i infektuar nga bakteri Salmonela

UKT ka ndërprerë furnizimin me ujë në kryeqytet jo vetëm në shtëpitë e qytetarëve, por edhe në spitale, për shkak të ndotjes, si pasojë e turbullimit të liqenit të Bovillës, në nivele të larta që nuk ka ndodhur në 15 vjet sipas statistikave të Ujësjellësit. Në median e shkruar raportohet se uji ka në përmbajtjen e tij bakterin Salmonela, një sëmundje akute infektive që në një prej rasteve të saj shkaktohet nga konsumimi i ujit të ndotur, ndërkohë në spital janë paraqitur disa persona me simptoma shëndetësore tipike të këtij bakteri, si të përziera,diarre, dhimbje koke, dhimbje stomaku, gjymtyrësh dhe muskujsh dhe temperaturë.

Uji i pijshëm në Tiranë, Task-Forca ndërpret 318 lidhje të paligjshme, vendosen 32 gjoba

Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijuan edhe dje aksionin për monitorimin e situatës në terren dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit. Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, rruga e Kavajës, Pallati me Shigjeta, Ali Demi etj, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.

UKT, Veliaj: Nisim çmontimin e depozitave, burim infeksionesh

Në nënshkrimin e një marrëveshje me USAID për modernizimin e ujësjellësit të Tiranës, Veliaj bëri me dije se kjo është koha e duhur për të bërë kthesën. Veliaj tha nga java tjetër do të nisë heqja e depozitave në taracat e shtëpive apo pallateve jo vetëm për prishje të estetikës së kryeqytetit por sepse ata janë burim infesksionesh sipas kreut të Bashkisë. Por, që ky projekt të jetë i suksesshëm, kryebashkiaku ka bërë të ditur se ai do shoqërohet me një tjetër projekt pilot që ka të bëjë me furnizimin me ujë 24 orë të këtyre lagjeve. “Përveç estetikës, është një rrezik për qytetin dhe qytetarët e Tiranës.

Veliaj: Bashkëpunim me Pulian për menaxhimin e UKT-së

Mirëmenaxhimi i ujësjellësit të Tiranës do të bëhet në bashkëpunim me Pulian, është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë pritjes së presidentit rajonal të Pulias, Michele Emiliano. Kryebashkiaku Veliaj tha se miratimi i projekteve të programit INTERREG për bashkëpunim mes Ujësjellësit të Pulias dhe atij të Tiranës, i hap rrugë investimeve të rëndësishme në këtë sektor, për t’i dhënë fund shqetësimit të qytetarëve për furnizimin me ujë të pijshëm.