Ulqin

Beteja shqiptare për Kriporen e Ulqinit

Kripa, përveç peshkimit është një nga pasuritë e shqiptarëve të Malit të Zi, në qytetin antik të tyre, Ulqinin. Që nga pushtimi i qytetit prek malazezëve, u grabitën pasuritë natyrore të ulqinakëve, ku ndër të cilat është dhe Kriporja që ka sjellë të ardhura që nga antikiteti. Prej vitesh në Ulqin është ngritur një Komitet për Mbrojtjen e Kripores, e cila në mënyrë të tërdhortë ndodhet në dorën e familjes së kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç; e cila synon të ndërtojë një kompleks ndërtimi të madh që ta shfrytëzojë, natyrisht për turizëm.