Une gruaja

Dita Ndërkombëtare e Tokës në Tiranë dhe Pogradec

22 Prilli është dita kur të gjithë njerëzit kthejnë sytë nga Planeti Tokë. Tema e këtij viti është "Pemë për Tokën" duke u fokusuar më tej në çështjen e ndryshimeve të klimës dhe ndikimin njerëzor mbi planet. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE - angazhim i qytetarisë aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore”, programi ACHIEVE, financuar nga Bashkimi Evropian do të festojë këtë ditë së bashku me Qendrën EDEN në Tiranë dhe shoqatën "Unë, Gruaja" në Pogradec.

Pogradec: Mbill një Pemë për Qytetin Tënd

Pemët ndihmojnë komunitetet.

Pemët ndihmojnë njerëzit të arrijnë një qëndrueshmëri afat-gjatë ekonomike dhe mjedisore. Ato na sigurojnë ushqim, energji dhe të ardhura.

Mbill një pemë! Kontribuo! Fto miqtë e tu…, edhe ata të rrjeteve sociale, gjithashtu. Sot, në Ditën e Tokës, shoqata “Unë, Gruaja” organizoi një sërë aktivitetesh për të sensibilizuar komunitetin për çështjet mjedisore, për të reduktuar mbetejet, për të ricikluar, për të shtuar gjelbërimin si në qytet ashtu edhe në fshat.