UNESCO

A ka strategji? Gjirokastra po shembet

Dorëzohen edhe vetë monumentet. Pak ditë më parë, DRKK Gjirokastër, që kujdeset për to, ka deklaruar se 20 banesa rezultojnë në fillim të vitit 2016, në rrezik shembjeje, përveç atyre që janë shembur ndërkohë. Duket se rrënimet në këtë qytet nuk do mbarojnë, derisa muzeu të mbetet veçse një “kufomë” e lagjes së dikurshme. Mediat po japin raportime të shpeshta të dëmeve, ndërsa sensibilizon mbi këtë situatë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, shprehet se Gjirokastra është në limitet e emergjencës. Çfarë po ndodh në Gjirokastër?

Dita e Brezit të Gjelbër, këtë vit me arsye më shumë për të festuar

Pranimi i dy zonave të mrekullueshme të vendit tonë, zona qëndrore e Rrajcës dhe Lumi i Gashit, në listën e trashëgimisë botërore natyrore UNESCO ishte një arsye më shumë që festa e përvitshme e Ditës së Brezit të Gjelbër,(24 shtator) të festohej në afërsi të këtyre zonave. Një ekip i Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) festoi Ditën e Brezit të Gjelbër dhe pranimin e Rrajcës në UNESCO, në qytetin e vogël të Prrenjasit.

Edhe disa zona pyjore të vendit tonë mund të fitojnë mbrojtjen e UNESCO-s

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) bënë të ditur se disa zona pyjore të vendit tonë do të propozohen për të qenë pjesë e Trashgimisë Natyrore Botërore. Zona qendrore e Rrajcës në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë si dhe Rezerva Strikte Natyrore Lumi i Gashit në Alpet Shqiptare janë dy nga 9 zonat në nominim për të qenë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore, site të UNESCO-s. PPNEA, pjesë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka punuar ngushtë bashkë me Euronatur për përcaktimin dhe promovimin e të dy zonave.

Egnatia: Nuk respektohet kontrata koncesionare për HEC-et

Tharja e ujit në shtratin e lumit të Rrapunit ka krijuar një situatë aspak normale. Fauna ujore dhe flora përgjatë këtij lumi është shkatërruar plotësisht. Shoqata Egnatia ka denoncuar një situatë katostrofike, e cila sa vjen dhe rëndohet nga HEC-et e ndërtuara mbi këtë lumë. Shoqata do të vazhdojë denoncimin e rasteve abuzive me lumenjtë në Librazhd. Këto shqetësime u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merrren me mbrojtjen e florës dhe faunës.

Identifikohet lulja e rrallë mishëngrënëse në Rrajcë

E rrallë! Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës. Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula, është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri, por ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës. Fotot tregojnë se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj. Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë.

Ishulli i humbur i Paqësorit, i mbuluar nga mbetjet

Kur një ekip kërkuesish mbërriti në një ishull të pabanuar në mes të Oqeanit Paqësor, ata u habitën duke gjetur 38 milionë mbetje në breg. Pothuajse të gjitha këto mbetje ishin prej plastike: lodra, furça dhëmbësh, çakmakë, shishe, domino dhe qindra kaska me ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Sipas kërkuesve, dendësia e mbetjeve ishte më e larta e regjistruar në ndonjë vend tjetër të botës, pavarësisht se ishulli Henderson ndodhet shumë larg. Ishulli gjendet midis Zelandës së Re dhe Kilit e është i njohur nga UNESCO si një pikë trashëgimie botërore.

Librazhd: “Së bashku për një mjedis të përmirësuar në Bashkimin Europian”

Parku Kombëtar i Shebenikut, pjesëmarrja publike mjedisore, legjislacioni europian dhe monitorimi i çështjeve mjedisore. Në forum u diskutua për situatën sot në Parkun Shebenik-Jabllanicë, problematikat, vështirësitë, si dhe për krimet mjedisore që po ndodhin. Po kështu lektorë nga Maqedonia folën për praktikat që ndiqen në Maqedoni. Gjatë takimit, pati mjaft diskutime për situatën sot dhe se si mundet të bëhet dhe roli i shoqërisë civile në informimin dhe edukimin e komunitetit, dhe trysninë që duhet të ushtrohet ndaj drejtuesve për të mbrojtur mjedisin.

Liqeni i Ohrit – Përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë mblidhen në Pogradec

Në kuadër të projektit “Drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë kulturore natyrore të rajonit të liqenit të Ohrit” financim i BE-së dhe zbatim nga UNESCO, i cili ka si qëllim final futjen edhe të pjesës shqiptare të ketij baseni nën statusin Trashëgimi Natyrore Kulturore Botërore, u organizua në Pogradec takimi i 5-të i përfaqësuesve të qeverive qendrore dhe lokale, shqiptare dhe maqedonase, për të hartuar një platformë ndërkufitare për trashëgiminë e këtij rajoni.

Liqeni i Ohrit në UNESCO, Ministria e Kulturës nis proçedurat për nominimin

Shqipëria duhet të dorëzojë deri në mesin e këtij viti dosjen për nominimin e Liqenit të Ohrit, si pjesë e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO. Aktualisht, Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për kontraktimin e një konsulenti për të përgatitur dhe për të shkruar dokumentin e nominimit për një modifikim të konsiderueshëm të kufijve të pasurisë së Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore të Rajonit Ohrit” në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të përfshirë pjesën shqiptare të këtij rajoni. Dokumenti i nominimit është materiali kryesor mbi të cilin Komiteti i Trashëgimisë Botërore vlerëson regjistrimin e siteve sipas listës.

Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s, dosja dorëzohet në 2017-n

Shqipëria është duke lobuar fort për ta bërë edhe pjesën e saj të Liqenit të Ohrit pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Dosja ndërkufitare e kandidimit do të finalizohet brenda muajit të parë të vitit 2017 për t’u dorëzuar zyrtarisht më pas në muajin mars. Në lidhje me këtë projekt po punohet edhe me palën maqedonase. Në fund të majit të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi propozimin për përcaktimin e kufijve të zgjerimit të mundshëm të pasurisë ndërkufitare të Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit dhe zonës së saj.

Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare pritet të jetë në UNESCO

Procesi i nominimit të zonës së liqenit të Ohrit, si trashëgimi botërore e UNESCO-s për vlerat natyrore dhe kulturore, ka nisur që në vitin 2012. Ishte Ministria e Mjedisit ajo që hodhi idenë. Pjesa maqedonase e këtij liqeni ku ndodhen edhe dy të tretat e sipërfaqes, në fakt është pjesë e kësaj trashëgime që në vitin 1979. Është një ndër liqenet më të vjetër në botë me një vlerë të lartë të biodiversitetit. Tashmë ka ardhur koha që pjesa shqiptare të jetë pjesë e kësaj trashëgimie. Në këtë kontekst, edhe bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve merr një rëndësi më të madhe.

Lumi i Gashit dhe Rrajca në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Lumi i Gashit në Tropojë dhe Rrajca në Përrenjas me pyjet e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në Krakow, Poloni zhvilloi punimet seanca e Komitetit të Trashëgimisë Botëror, e cila miratoi zgjatjen e trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar në Karpatet dhe rajonet e tjera të Evropës, Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë. Kjo zgjerim ndërkufitar i vendeve të trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar të Karpateve dhe pyjeve të ahut të Gjermanisë (Gjermania, Sllovakia, Ukraina) shtrihet në 12 vende.

Në eksplorim të anës malazeze të Bjeshkëve të Namuna

Të njohur si “Të Namuna” në shqip dhe serbo-kroatisht, është e lehtë të kuptohet përse këto vargmale të padepërtueshme të Bjeshkëve të Nemuna (Prokletije) kanë marrë këtë emër. Majat ogurzeza, të bardha me akullnaja masive ende mbajnë mbetjet e lumenjve të mëdhenj akullnajorë. Por këtu, pas zig-zagut në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe verilindje të Malit të Zi, ku mund të gjendet një nga panoramat më të egra dhe më mbresëlënëse të rajonit. Unike në Ballkan, luginat e saj të sheshta janë të rrethuara nga majat e larta dhe që i ngjajnë Dolomitëve italianë, gjë që i ka dhënë një tjetër pseudonimin: Alpet shqiptare ose malazeze.

Nga Malet e pjerrëta te plazhet e vetmuara me ujë të pastër kristalor, mediat spanjolle: Shqipëria toka e peizazheve të bukura e të larmishme

Pamjet mahnitëse nga veriu në jug të Shqipërisë, kultura, traditat dhe zakonet kanë qenë në fokus të një dokumentari të publikuar para pak kohësh nga mediat spanjolle. Në këtë dokumentar prej 43 minutash, televizioni spanjoll “TVE Internacional”, prezanton Shqipërinë, duke nënvizuar se nga jugu në veri, ajo është toka e peizazheve të bukura dhe të larmishme. Përveç bregdetit mahnitës, dokumentari prezanton bukuritë e Alpeve shqiptare, si edhe pamje nga liqenet, si ai i Ohrit i cili bën pjesë në trashëgiminë Botërore në UNESCO.

Pse të zgjedhësh Shqipërinë? Një sërë arsyesh nga ‘The Travel News’

Shqipëri një vend i vogël, por me pasuri të mëdha, një vend i cili po zhvillohet dita-ditës, e padyshim me shumë arsye për ta vizituar. Në Tiranë, bunkerët bëhen muze dhe kuzhinierët e rinj fokusohen në ushqimet bio, rruga për turizmin cilësor. Revista “The Travel News” ka renditur një sërë arsyesh se pse ja vlen ta vizitosh vendin tonë duke u ndalur tek disa nga bukuritë e shumta që vendi ynë ka. Ndërë to përmenden qytet dhe vendet arkeologjike pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, bujaria e shqiptarëve, e Bunk'Art.

Pyjet e Rrajcës pa përkujdesje edhe pse janë të mbrojtura nga UNESCO

Asnjë përkujdesje për pyjet shekullor në zonën e Rrajcës në Përrenjas. Edhe pse të shpallura trashëgimi botërore e natyrës nga UNESCO do të duhet të kalosh disa vështirësi. Vështirësia e parë është rruga, por siç thonë specialistët kjo është një anë e mirë se ka shpëtuar disi shkatërrimin e kësaj pasurie të natyrës. Ndërsa mundësia për ta vizituar atë është thuajse zero, pasi për të shkuar deri atje rruga është e pakalueshme. Pasi kalon “6 lisat”, vend që ekziston vetëm si toponim pasi lisat janë zhdukur me kohë, zbret poshtë dhe i afrohesh dy fshatrave përreth pyjeve të Rrajcës Skënderbe dhe Bardhaj.

Rezerva natyrore e lumit të Gashit ne Tropojë, nominohet si pjesë e trashegimisë natyrore botërore të UNESCO-s

Një pjesë e rezervës natyrore të lumit të Gashit ne Tropojë, për vlerat e veçanta që ajo mbart, është nominuar për të qenë pjesë e trashigimisë natyrore botërore të UNESCO-s. Për këtë qëllim ishte këtu në një vizitë studimore oficerja e IUCN-së për monitorimet e Programit të Trashëgimisë Botërore, Elena Osipova. Ajo u shoqërua nga specialistë të AdZM Kukës. Përshtypjet e saj nga kjo vizitë ishin shumë të mira dhe raporti i saj do të jetë pozitiv. Një sipërfaqe prej 1260 ha e kësaj rezerve në vitin 2017 do të miratohet si pjesë e trashëgimisë natyrore botërore.

Rrajca nuk e meriton këtë panoramë të së keqes!

Zona e lumit te Gashit në Tropojë dhe Rrajca në Përrenjas, me pyjet e vjetra të ahut, janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku në Krakow, Poloni, zhvilloi punimet Komiteti i Trashëgimisë Botërore, qe miratoi zgjatjen e trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar në Karpatet dhe rajonet e tjera të Europës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë) Pyjet e ahut në Rrajcë janë pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili është kthyer tashmë në një destinacion turistik në Juglindje të Shqipërisë.

Rumani: Gara për të shpëtuar pyjet

Shiu i rëndë bie furishëm mbi xhamin e makinës së Ion Holbanit teksa ai kalon nëpër një pjerrësi të thellë në Malet Karpate të Rumanisë, një shkretëtirë ku pyjet e pacenuara mbajnë në gjirin e tyre arinjtë, ujqërit dhe kafshët e tjera të egra. Holban dëshiron ta mbajë atë në këtë mënyrë, prandaj ai ka organizuar një grup prej 50 ekspertësh dhe aktivistësh për t’u bashkuar me të në një mision njëditor për të përcaktuar gjurmët e pyllit të lashtë para se të jetë tepër vonë.

Rumania në veprim për të mbrojtur disa nga pyjet e fundit të virgjëra të Evropës

Me goditjen ndaj shpyllëzimeve dhe me teknologjinë e re, Rumania është në garë për të shpëtuar disa nga pyjet e fundit të virgjëra në Europë, habitate të ujqërve dhe arinjve të murrmë. Për të përshpejtuar procesin, Bashkimi Evropian ka ftuar OJQ mjedisore për t’u bashkuar me administratorët zyrtarë në procesin e hedhjes në hartë të zonave pyjore të cilat janë të rrezikuara dhe shtimit të tyre në një bazë kombëtare të dhënash të sapo krijuar për të siguruar mbrojtje ligjore. Baza e të dhënave është parashikuar të publikohet online brenda 6 muajve.

  • 1
  • 2