unicef

Raporti i UNICEF: Ndotja e ajrit dëmton trurin e fëmijëve

Shtatëmbëdhjetë milionë fëmijë nën moshën një vjeç thithin ajër toksik, që rrezikon zhvillimin e trurit të tyre, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF. Fëmijët në Afrikën e Jugut janë të prekur më së keqi; mbi 12 milionë jetojnë në zona ku ndotja është gjashtë herë më e lartë se nivelet e sigurta, thuhet në raportin e UNICEF-it. Sipas të njëjtit, 4 milionë fëmijë janë po ashtu në rrezik në Azinë Lindore dhe në Paqësor. UNICEF-i tha se se thithja e grimcave të ajrit të ndotur mund të dëmtojë indet e trurit dhe të pengojë zhvillimin.

UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik

Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF. Rreth 220 milionë e këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribues në vdekjen e rreth 600,000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo vit”.