urbanizim

“Urbanizimi” dhe “zhvillimi” si terminologji joshëse

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Mjedisin (EEA), zonat urbane në vendet në zhvillim do të thithin pjesën më të madhe të rritjes së popullsisë botërore, me 67% të njerëzve që jetojnë në qytete deri në vitin 2050. Shumica e rritjes pritet të jetë në mega-qytete, veçanërisht lagjet e të varfërve. Qytetet kompakte janë mënyra më efikase dhe ekologjikisht më e qëndrueshme për të siguruar mirëqenien e një popullsie në rritje.

Bashkia e Tiranës prezanton planin urbanistik të kryeqytetit

Këtë të hënë Bashkia e Tiranës ka prezantuar planin urbanistik të Tiranës nën drejtimin e arkitektit Italian Stefano Boeri. Ky plan tha kryebashkiaku Veliaj në fjalën e hapjes nuk është ai i ndërtimeve pa leje dhe kjo ëhstë e sigurtë. Veliaj u shpreh se ky plan është një dokument i rëndësishëm, por ajo që ka më shumë rëndësi është transparenca dhe vendimmarrja e drejtë. Duke përmendur disa nga idetë bazë të planit urbanistik, Veliaj theksoi:

Gjermeni: Zhvillimi i rajoneve, miratohen 33 projekte të reja

Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve miratoi 33 projekte të reja të infrastrukturës urbane nga Veriu në Jug, duke e çuar numrin e projekteve që janë financuar në 367. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e bëri të ditur këtë nga qyteti i Fierit, ku inspektoi 4 prej 14 projekteve të përfituara nga Bashkia e Fierit prej Fondit për Zhvillimin e Rajoneve në periudhën 2014 – 2016, me një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Ministrja shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, prefekti Xhevit Bushi, dhe deputetja Adelina Rista.

Nevoja për qytete gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

“Ekziston një nevojë urgjente për të transformuar zonat urbane në gjithëpërfshirëse, dhe ekologjikisht të qëndrueshme,” shkruajnë autorët James Jarvie dhe Richard Mik, të Institutit Worldwatch, në librin “A mund një bëhet një qytet i qëndrueshëm?” Qeveria favorizon grupe të vogla, të fuqishme dhe nuk është transparente, e përgjegjshme në ruajtjen e balancave shoqërore. Publikut i është mohuar qasja në informacion në lidhje me monitorimin e mjedisit. Në planifikimin e zhvillimit të qytetit, të varfërit janë të papërfaqësuar.

Punimet/ Veliaj: Kinostudio do jetë një nga 7 qendrat e reja të Tiranës

Njësia 4 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për diskutimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me qytetarët. Në takimin me banorët e Kinostudios, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e Planit të Përgjithshëm Vendor për të gjithë qytetin, por në mënyrë të veçantë për Kinostudion, e cila pritet të jetë një nga 7 qendrat e ardhshme të Tiranës policentrike. Veliaj përmendi një sërë investimesh të bëra deri tani nga bashkia, si dhe theksoi se këto kanë qenë ndërhyrje të domosdoshme në vitin e parë të punës. “Plani që prezantojmë sot merr vendime afatgjata dhe më vjen mirë që përkon me periudhën një vit pas betimit, në datën 30 korrik, kur thamë se do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.

Raporti i OKB-së, Shqipëria ndër vendet europiane të urbanizuara

Në vitin 2015, Shqipëria renditet ndër vendet me urbanizim në shkallë 40-60%. Kjo referuar studimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi projektin UN-Habitat që ka nisur që në vitin 1976 në Vankuver të Kanadasë. Sipas hartës që shoqëron studimin vihet re se Shqipëria, në vitin 1995, ka qenë ndër zonat me nivel urbanizimi 20-40% dhe pas një dekade, në vitin 2015 ajo është renditur ndër vendet me nivel nga 40% deri në 60% të urbanizimit.

Tirana e së ardhmes, Boeri shpjegon planin për qytetin

Për arkitektin italian, Stefano Boeri, Tirana do të ketë 5 unaza të lëvizjes, 9 qendra kryesore të rrethohet në të gjithë perimetrinë saj nga një brez i gjelbër në mënyre që qyteti të rritet me natyrën. Boeri vjen në Tiranë me propozimet e tij konkrete. “Ka një sërë propozimesh që ndihmojnë ta shndërrojnë Tiranën në një qytet me shumë të gjelbër, me disa qendra kryesore, hapësira publike, lëvzishmëri, më pak ndotëse e orientuar drejt lëvizjes elektrike. Një nga idetë më interesante është të krijojmë një unazë për lëvizjen me biçikleta dhe këmbësoret ku kalon dhe një sistem lëvizjeje jondotëse.

Tirana e vogël, me shumë terminale?

I nderuar zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, kur ju lajmëroni që Tirana do të ketë një terminal të veçantë për autobusët e zonës juglindore në Farkë, apo që do të riasfaltoni mbi asfalt korsitë ekzistuese të biçikletave në bulevard etj., etj., ne të gjithë kemi të drejtë të mendojmë se ju jeni këshilluar gjerë e gjatë me ekspertët e transportit, territorit, mjedisit dhe jo vetëm me ndërtuesit.

Urbanizimi po gllabëron tokat bujqësore në Shqipëri, shifrat e zgjerimit të qyteteve

Në harkun kohor të gjashtë viteve rreth 37% e kullotave (764 hekatarë) në Shqipëri janë shndërruar në zona të urbanizura. Sipërfaqet pyjore janë të dytat më të urbanizuara pas kullotave, ku rreth 35% e tyre, apo 727 hektarë janë kthyer në zona të urbanizuara (qytete apo rrugë), sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit. Ndërsa për sa i përket zonave të gjelbra dhe sipërfaqeve për kultivimin e kulturave bujqësore, sipas AEM është urbanizuar përkatësisht 14 dhe 11 për qind e totalit të sipërfaqes.

Urbanizimi, eksperti: Fëmijët meritojnë park çdo 500 m, duhen rrugë të dedikuara për autobusë dhe biçikleta

Të ecësh apo të udhëtosh në Tiranë me biçikletë është e rrezikshme. Kështu pohon eksperti ndërkombëtar Gili Penalosa, i cili e shikon Tiranën si vendin ideal që mund të pedalosh pasi është i rrafshët, por kultura e njerëzve nuk e lejon këtë mënyrë alternative zhvendosje nëpër qytet. Penalosa, i njohur për një sërë projektesh në disa kontinente, shikon me habi se si makinat po asfiksojnë qytetin dhe se 1/3 e të ardhurave nga xhepat e qytetarëve shkon për mirëmbajtjen e tyre. Ai mbështet vizion e Bashkisë së Tiranë për promovimin e zonave pedonale dhe rritjen e përqindjes së qytetarëve që përdorin biçikletën.