Uruguaji

Një shkollë me program mësimor për ruajtjen e mjedisit

Një shkollë publike në Uruguaji u mëson nxënësve si të prodhojnë ushqim organik. Shkolla ndodhet në periferi të kryeqytetit Montevideo. Nxënësve u mësohet si të jetojnë në harmoni me natyrën, përmes shfrytëzimit të objekteve të ricikluara dhe energjisë së pastër. Në këtë shkollë publike në Amerikën Latine, e para e këtij lloji, u mësohet nxënësve të respektojnë mjedisin që i rrethon. Ata janë duke vaditur bimët që i mbollën vetë dhe më pas do të shijojnë produktet e tyre organike. Kjo është pjesë e një projekti për bujqësinë. 43 nxënësit e shkollës kultivojnë domate, borzilok dhe luleshtrydhe, të cilat më pas do t'i hanë vetë.