USAID

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Aromë suksesi nga Malësia e Madhe

Në një udhëtim që zgjat jo më shumë se dy orë e gjysëm nga Tirana në veri të qytetit të Shkodrës, diku mes malit dhe liqenit, pa kuptuar e gjen veten në Koplik. Një fshat, që përveç tokës së kuqe dhe gurëve gëlqerorë, ka dhe një reputacion tjetër që shkon përtej madhësisë modeste të kësaj zone. Bimët medicinale që rriten në të egër mes gurëve të kësaj zone kanë bërë që ky fshat i vogël në Malësinë e Madhe përveç aromës së sherebelës e livandos të mbajë dhe aromë suksesi. Sektori i bimëve medicinale iu siguron të ardhura me mijëra familjeve.