ushqim,

1/3 e ushqimit në botë shkon dëm çdo vit. 750 miliardë dollarë ushqime hidhen si mbetje

Të lësh brokolin e padëshiruar në pjatën tënde nuk është vetëm sjellje e keqe. Është gjithashtu trajtim i dobët që i bëjmë planetit. Shifrat flasin se rreth një e treta e ushqimit në botë, 1.3 miliardë tonë, shkon dëm çdo vit, shkruan The Economist. Ushqime me vlerë prej 750 miliardë dollarësh hidhen poshtë. Por cili është ndikimi mjedisor? Ushqimet e lëna dhe të hedhura ndikojnë fuqishëm në ndojtjen e mjedisit. Energjia e nevojshme për të prodhuar ushqim, përmes karburantit për traktorë dhe kamionë, prodhimi i plehrave dhe më shumë, liron gaze serrë në atmosferë, duke shkaktuar ndotje.

Një ditë do të hamë edhe këtë lloj ushqimi!

Shkencëtarët në Finlandë por përsosin një proces ushqimor që një ditë do t’u mundësonte njerëzve të kenë një vend nga dyoksidi i karbonit dhe mikrobet. Ekipet në Universitetin e Teknologjisë së Lappeenranta (LUT) dhe Qendra Kërkimore Teknike e Finlandës VTT zbuluan se duke nënshtruar ujë, mikrobet si bakteret dhe dyoksid karboni në rrymat elektrike të qëndrueshme, ata mund të prodhojnë ‘ushqim’ me vlerë ushqyese.

Teknologjia përpiqet të eliminojë nevojat për ushqime shtazore

Duke përdorur përbërës bimorë, shkencëtarët po rikrijojnë artikuj ushqimorë që aktualisht përdorin prodhime mishi apo blegtorie Ka njerëz që bëhen vegjetarianë për arsye të ndryshme: fetare, etike apo për shëndet. Kuzhinjerë me imagjinatë kanë krijuar receta të ndryshme mjaft të shijshme për vegjetarianët. Tani teknologjia po përpiqet të gjejë zgjidhje për të ardhmen e rezervave ushqimore të njerëzimit duke u bazuar tek dieta bimore. Një numër kompanish në Kaliforni po përpiqen të zgjidhin problemet e përballimit të nevojave globale ushqimore duke u ofruar klientëve produkte novatore në dyqanet e ushqimeve.

Ushqimi si armë lufte

Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të jetesës konsiderohet si krim lufte prej së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka ndikime afatshkurtra dhe afatgjata për të prekurit. Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të mbijetesës, dhe kjo do të thotë bllokimi i ndihmave dhe i furnizimeve ushqimore, konsiderohet tani si shkelje e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar. Në mënyrë të veçantë lënia e civilëve që të vdesin nga uria që përdoret si metodë lufte, njihet tani si krim lufte. Kjo nuk do të thotë që për një veprim të tillë mund t'i hedhësh njerëzit në gjyq, por edhe sipas rregullave tradicionale të luftës, pra sipas Konventës së Gjenevës,