UTAZAS Hung Expo

AKT merr pjesë në panairin e turizmit UTAZAS Hung Expo

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë për herë të parë në panairin UTAZAS Hung Expo, i cili u zhvillua nga data 3-6 mars, në Hungari. Pjesëmarrja në këtë event është realizuar nëpërmjet ftesës së sponsorit kryesor, Kinës. “Interesi i vizitorëve për Shqipërinë ka qenë shumë i lartë, ndërsa është paraqitur një vëmendje e veçantë për vendin tonë si destinacion i ardhshëm turistik”, bën të ditur kreu i AKT-së, Ardit Çollaku, në rrjetin social ‘facebook’.