Uzbekistan

Paneli i energjisë diellore prej 275 milionë dollarësh

Uzbekistani do të rrisë potencialin e tij të energjisë diellore, dhe do të shpenzojë 275 milionë dollarë në ndërtimin e projektit të parkut diellor, ku sipas deklaratave të fundit të qeverisë, nëpërmjet këtij parku do të plotësohen 3.1% të nevojave të brendshme të vendit. Koston më të madhe të ndërtimit të këtij projekti do ta plotësojë Banka Aziatike për Zhvillim dhe Fondi i Zhvillimit të Shtetit të Uzbekistanit. I vendosur në rajonin e Samarkand, parku diellor do të gjenerojë 150 kwh, çdo vit me kapacitet të plotë, të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme të vendit për konsum energjie deri në 3.1%.