vala e te nxehtit

Evropa “përvëlohet” nga temperaturat e larta, ja vendet më të rrezikuara

Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të kapërcejnë këtë javë 48 gradë Celsius, duke thyer kështu rekordin e të gjitha kohërave për Europën. Pushuesit në Europën jugore janë paralajmëruar të marrin masa për shkak të motit ekstrem, ndërsa temperaturat pritet të kapërcejnë të 40 gradët, duke filluar nga e premtja. Rajoni iberik i Spanjës dhe Algarve në Portugali mund të goditen, sipas ekspertëve, nga temperaturat më të nxehta në 41 vitet e fundit.

I nxehti ekstrem dëmton rëndë fermerët gjermanë

Zyrtarët gjermanë takohen për të diskutuar mbi ndihmat financiare për fermerët, në një kohë kur temperaturat rekord dhe thatësirat e tejzgjatura kërcënojnë me miliarda euro dëme në të mbjella dhe bagëti. Fermerët i kërkojnë qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës, ndërsa rajonet veriore dhe ato lindore po përballen me thatësirën e madhe. Disa nga zonat më të prekura nuk kanë regjistruar asnjë reshje shiu që nga prilli, ndërkohë që e marta parashikohet të jetë dita më e nxehtë e regjistruar deri më tani, me kushtet e motit që nuk duket se do të përmirësohen edhe në ditët në vijim.

Shkencëtarët arrijnë në konkluzionin që ndryshimet klimatike i kanë dyfishuar shancet për valën e të nxehtit në Evropë

Sipas një skuadre shkencëtarësh, janë dyfishuar shancet për valën e të nxehtit në Evropën Veriore për shkak të ndryshimeve klimatike. Shifrat paraprake që vijnë nga stacionet e rrjetit World Weather Attribution (WWA) në këtë zonë, kanë konfirmuar frikën e shkencëtarëve që i nxehti është përkeqësuar nga ngrohja globale. Temperaturat e regjistruara në Rrethin e Artikut ishin si kurrë më parë, ndërsa më në jug në Hollandë, Danimarkë, dhe Irlandë gjasat për një valë të nxehti janë dyfishuar.

Zjarret “shkrumbojnë” Suedinë. Alarm për 80 vatra dhe thirrje për ndihmë

Duket absurde, por Suedia është një nga shtetet më të goditur nga vala e të nxehtit dhe thatësirës, në një gjendje që ka prodhuar një numër të pazakontë zjarresh, me të paktën 11 vatra gjigande të konstatuara në masivet pyjore që ndodhen në veri të vendit. Pavarësisht ndihmës me avionë kundër zjarrit dhe helikopterëve nga fqinjët e saj evropianë, Suedia nuk po arrin të përballojë situatën me të nxehtin. Thomas Aronsson, shefi i operacioneve për SITS, një shërbim zjarrfikës i specializuar në Suedi, tha të mërkurën se agjencitë e shërbimit të zjarrit po luftonin me rreth 80 zjarre anembanë vendit dhe i mungonin pajisjet e nevojshme.