valbone

"Toka Valbonë", për një Valbonë të pastër

Gentjani nga Shoqata "Toka Valbonë" është shpallur fituesi i projekt-propozimit më të mirë në Shkollën Verore 2017 të ACHIEVE të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Sot më 3 maj, "Toka Valbonë" po zbaton në praktikë dy aktivitete me tematikë mbrojtjen e Luginës së Valbonës. Aksioni i pastrimit "Për një Valbonë të pastër" që sot u zhvillua me fëmijët e shkollës "Ali Podrimja" dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar nismës, synon të kthehet në një rutinë të përvitshme. Gjithashtu, në kuadër të kësaj nisme mbahet edhe forumi civil "MOS MA PREK VALBONEN".

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë nisur nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisëpër ndalimin e ndertimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur një letër kërkesë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

11 Hidrocentrale për ta shuar Valbonën nga harta

Është një nga vendet më mahnitëse të botës, që kam pasur fatin ta shoh, t’i ndjej e t’i thith ajrin e pastër, të mbushem me frymë e t’i shijoj gjithçka të mrekullueshme që ka.’ Me këto fjalë të përzgjedhura, Larissa Olenicoff, një publiciste ruse, përshkruan Luginën e Valbonës, pas eksperiencës së saj në këtë vend. Ajo shkruan për udhëtimet e saj në të gjithë botën dhe këtë javë ka vendosur të shkruajë për këtë luginë dhe jo pa arsye. 'Çfarëdo udhëtimi të keni ndërmend të bëni, aktiv, shplodhës, romantik, reflektiv, apo edhe të gjitha bashkë nëse doni, të jeni të sigurt se nuk do të zhgënjeheni.

3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës

Ekskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018, ndërsa syve kureshtarë u tregojnë tabelat me firmat e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama, Zv. Kryetares Eglantina Gjermeni dhe Ministrit të Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri dhe u kërkojnë të largohen. Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tre marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.

Ambasadori i Austrisë: Mos ndërhyni në parqet natyrore. Nuk shkojnë HEC-et në Valbonë

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler gjatë diskutimit me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit”, i rekomandoi qeverisë që të përqëndrohet tek ekoturizmi, turizmi aventurier dhe turizimi kulturor si fusha të rëndësishme dhe që duhet të subvencionohen nga shteti. Ai kërkoi nga qeveria që të mos ndërhyhet në parqet kombëtare, pasi turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë.

Ambientalistët nga Kosova i dalin në mbrojtje Valbonës

Organizata joqeveritare “Exploring”, ka bërë të ditur se me vetë iniciativë ka shprehur pakënaqësinë për dëmtimit e lumit të Valbonës në Shqipëri. Për këtë, ata kanë organizuar një protestë, e cila, sipas një njoftimi, këtë radhë u bë në Parkun Kombëtar të Valbonës (Shqipëri). “Shkatërrimi i lumit të Valbonës përmes ndërtimit të HEC-ve është i pa pranueshëm. Mbrojtja e ambientit është obligim i çdo njërit. Në këtë organizim morën pjesë rreth 130 persona nga Prizreni, Peja, Gjakova”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. “Exploring” është një organizatë qeveritare nga Prizreni.

Amerikania nga Tropoja - Të Shpëtojmë Valbonën

Ajo është Amerikane. Quhet Catherine Bohne. Ishte viti 2009 kur erdhi në Shqipëri, për vetëm një javë…ose mbase dy dhe…është ende këtu. Catherine ka vendosur të jetojë në Shqipëri. Përgjithmonë. Dhe a ju shkon në mend se ku? Në pikën më veriore, në Tropojë. Ajo është tashmë një amerikane nga Tropoja. Jo vetëm ra në dashuri me shikim të parë me vendin, por edhe me njeriun që takoi në Valbonë, Alfredin. Është një histori romantike e aventurës fatlume të një gruaje që fati e çoi aty ku ajo kish ëndërruar. ‘Isha totalisht e mahnitur nga bukuria e Valbonës’ thotë ajo.

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

Dy këngëtaret shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan një konferencë të pazakontë për media të enjten më 27 tetor në Tiranë, ku njoftuan angazhimin e tyre qytetar në mbrojtje të lumit të Valbonës nga hidrocentralet dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri krahas aktivistëve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe të banorëve të luginës së Valbonës. “Kjo është një nismë e cila kërkon të sjellë mesazhin, jo HEC-eve në Valbonë, lëre lumin të lirë dhe kundër importit të mbetjeve në Shqipëri,” tha artistja Eda Zari.

Bajram Curri, banorët në protestë kundër HEC në Luginën e Valbonës

Qindra qytetarë protestuan ditën e djeshme, në qytetin e Bajram Currit, kundër ndërtimit të 11 hidrocentraleve në lumin e Valbonës. Protestuesit i kërkuan qeverisë të mos shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës. Pasi ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë. Edhe të rinjtë e një organizate joqeveritare nga Prizreni i Kosovës, kanë shprehur pakënaqësinë për dëmtimin e lumit të Valbonës në Shqipëri. Për këtë, ata kanë organizuar një protestë, në Parkun Nacional të Valbonës.

Banorët e Valbonës i drejtohen gjykatës për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve

27 banorë të Luginës së Valbonës, që i përkasin fshatrave Rragam, Valbonë, Dragobi dhe Çerem, të mbështetur nga Shoqata për Ruajtjen e Alpeve Shqiptare (Toka) kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës padinë për kundërshtimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës. Ky është hapi më më i fundit i tyre në përpjekjen thuajse dy vjeçare për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar të Valbonës, një nga më të bukurit në Shqipëri.

Dita Evropiane e Parqeve në Kukës e Tropojë

Ditën e djeshme më 24 maj, në Shishtavec në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, Kukës në kuadër të Ditës Evropiane të Parqeve, dhe njëkohësisht ditës së hapjes të sezonit turistik, nga AdZM, Këshilli i Qarkut Kukës, Bashkia Kukës u organizuan disa veprimtari. Në këto veprimtari morën pjesë banorë të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Kukës, kryetari i komunës kufitare të Dragshit Kosovë, të ftuar nga institucione të tjera vendore dhe universitare.

Ditët e fundit për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit në Luginën e Valbonës

Që prej Marsit të vitit 2017, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ështe duke u tundur nga shpërthimet, ditë e natë, teksa vazhdon ndërtimi në kuadër të projektit për hidrocentralin e Dragobisë në degën e lumit Çerem. Deri më tani, mungesa e qasjes në këtë vendndodhje, do të thoshte që askush nuk kishte një përshtypje të saktë të dëmit të gjerë të këtij investimi. Megjithatë, në prill filloi ndërtimi i hidrocentralit të dytë, i cili planifikon vendosjen e 3 kilometrave më piktoreskë dhe të virgjëra të Lumit të Valbonës në një tunel.

Duan të vrasin Valbonën!

Nga Mehmet Elezi

1. I dëgjuat lajmet? I patë te Zëri i Amerikës, i lexuat në gazetë? Mund t’i ndiqini prapë në internet. Duan të vrasin Valbonën! 

Duan të ndërtojnë njëmbëdhjetë hidrocentrale në 25 kilometër gjatësi përgjatë një lugine që vetë Roma e lashtë e Ciceronit e quajti Lugina e Mirë, Valbona. Përgjatë njërës prej perlave parajsore të Shqipërisë. Dhe të Europës. E pandotur ende.

Eda Zari dhe Elina Duni protestë me këngë kundër HEC-eve në Valbonë

Këngëtaret Eda Zari dhe Elina Duni kanë ngritur zërin kundër degradimit të perlës natyrore të Shqipërisë, lumit Valbona. Dy artistet shqiptare kanë kundërshtuar fuqishëm nismën për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë lum. Ato kanë paralajmëruar një maratonë artistike më 29 tetor në Valbonë dhe 30 tetor në Tiranë për të kënduar siç kanë thënë kundër vendimeve të padrejta, në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës, në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave dhe në mbrojtje të tokës, të ujit, të ajrit, e të jetës, shkruan KultPlus.

Egnatia në Tropojë, merr pjesë në koncert-protesën “Mos ma prek Valbonën

Shoqata Egnatia iu bashkua protesës së madhe të organizuar në Valbonë për mbrojtjen e lumit të bukur ku do të ndërtohen HEC-et. "Ne iu bashkuam artistëve", thotë Alketa Kopaci drejtuese e departamentit të mjedisit në organizatë, sepse është një çështje madhore dhe na takon që resurset turistike të vendit tonë t'i mbrojmë. Jemi nisur nga Librazhdi sebashku me një grup të rinjsh dhe iu bashkuam artistëve, ambientalistëve nga gjithë Shqiperia, Kosova dhe më gjerë.

Ekspertët e pavarur: Shkelje të rënda të lejeve mjedisore në HEC-et e Valbonës

Një grup ekspertësh mjedisi prej 9 personash me tituj shkencorë kanë bërë ekspertizë të pavarur nëse leja mjedisore e dhënë në vitin 2013 për ndërtimin e dy HEC-ve në Dragobi, është bazuar në argumente shkencore. Kjo ekspertizë e kohëve të fundit e dhënë nga Dr. Abdulla Diku, Prof. Dr. Anila Paparisto, Prof. Dr. Aleko Miho Dr. Ermelinda Mahmutaj, Prof. Dr. Ferdinand Bego, Prof. Dr. Lulëzim Shuka, Msc. Olsi Nika, Prof. Dr. Petrit Hoda dhe Prof. Dr. Spase Shumka arrin në përfundimin se leja mjedisore për dy hidrocentralet e kontratës së parë në Dragobi përmban shumë mangësi dhe përfundime me të meta të rënda ne studimin mjedisor.

Fondi Botëror për Natyrën: Shqipëria të braktisë planet për HEC-e në Valbonë

Thirrjes për ndihmë të banorëve të Tropojës për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve mbi Valbonë iu përgjigj të premten edhe organizata e njohur ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, Fondi Botëror për Natyrën, WWF. WWF i tha BIRN se dënon planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës, ndërsa paralajmëroi se ndërhyrja në një zonë të kategorisë së mbrojtur do të shkatërronte ekosistemin.

Gjykata Administrative, dy vendime për HEC-et në Valbonë

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e banorëve të katër fshatrave në Luginën e Valbonës për ndalimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës, gjatë seancës së sotme gjyqësore. Gjykata kishte vendosur më parë ndalimin e përkohshëm të punimet pasi çështja duhej shqyrtuar në themel. Në po të njëjtën seancë, gjykata vendosi dhe hedhjen poshtë të kërkesës së kompanisë së ndërtimit Gener 2 për të rrëzuar padinë e bërë nga qytetarët.

Gjykata lejon vazhdimin e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë

Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar të premten padinë e banorëve të Margegajt dhe shoqatës Toka, që kërkonte anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Padia i kërkonte gjykatës pavlefshmëri absolute të kontratave të dy hidrocentraleve Dragobia dhe Çerem që janë në proces ndërtimi përmes anulimit të kontratës së koncensionit dhe lejes mjedisore, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit të rezervave ujore. Megjithatë gjykata e cilësuar si të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve dhe ka lejuar vazhdimin e punimeve.