Valentina Zarkhova

Studimi: Në 2030-n Dielli shuhet dhe Toka mbulohet nga akullnajat

Nuk është fantashkencë, por rezultat i një studimi të gjatë. Në vitin 2030 dielli do të shuhet dhe planeti Tokë do të kalojë një periudhë të shkurtër akullnajore. Sipas studimit të publikuar në “National Astronomy Meeting” dhe i realizuar nga profesoresha Valentina Zarkhova, era e re akullnajore pritet të ndodhë mes viteve 2030-2040, kohë kur dielli do të shkojë e të flejë duke e reduktuar aktivitetin e tij deri në 60%, duke ulur temperaturat mesatare në Tokë. Efektet në planetin tonë do të jenë të shumta. Lumenj si Tamizi në Londër do të ngrijë, siç ka ndodhur gjatë viteve 1646-1715, fenomen që njihet me emrin “Maunder Effect”.