Vatikan

Për herë të parë - Papa mbyll shatërvanët, solidarizohet me Italinë që po vuan thatësirën

Për herë të parë në histori, Papa Françesku, ka mbyllur 100 shatërvanët e famshëm të Vatikanit, vendim që vjen në një kohë kur Italia po vuan thatësirën. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave ndërkombëtare, ndërsa ka lënë përshtypje edhe tek turistët e shumtë që vizitojnë Selinë e Shenjtë. Papa Françesku ka bërë edhe më herët thirrje për të kursyer ujin e pijshëm. Thatësira e cila ka përfshirë në muajt e fundit Italinë e ka detyruar Papa Françeskun që të mbyllë për herë të parë në histori shatërvanët e famshëm të Vatikanit, në shenjë solidariteti.