Velipoje

230 mijë turistë rrugëtojnë nga Velipoja në Theth, ja bukuritë marramendëse në zonat e mbrojtura të Shkodrës

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini. Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se “Velipoja pati prioritet këtë verë edhe për arsye të motit të freskët që largoi për disa ditë pushuesit e plazheve drejt kësaj zone me një bukuri të rrallë natyrore dhe mundësi vëzhgimi të shpendëve ujorë”.

Bunë-Velipojë: Ndotje masive nga mbetjet plastike

Gjatë kësaj jave, në një ekspeditë shkencore në brigjet e Adriatikut, pikërisht rreth peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor Lumi Bunë-Velipojë u konstatua një ndotje masive e bregut nga mbetje plastike, mbetje ekologjike, mbetje toksike etj. Lumi Buna dhe territoret Ligatinore përreth tij janë shpallur “Peizazh Ujor/Tokësor i Mbrojtur me VKM nr. 682 të vitit 2005. Aktualisht me ndarjen e re territoriale kjo zonë ka kaluar nën juridiksionin e Bashkisë Shkodër. Ndërsa si kategori zonë e mbrojtur menaxhohet dhe monitorohet nga AdZM-Shkodër (ose përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura).

Mirëmbajtja e plazhit të Velipojës risillet në vëmendje në Ditën Botërore të Mjedisit

Për të promovuar Ditën Botërore të Mjedisit, Qendra Aarhus Shkodër, i është bashkuar nismës së Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër për organizimin e një aktiviteti ndërgjegjësues për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Plazhit të Velipojes. Aktiviteti në ditën e djeshme, e cila përkon edhe me Ditën Botërore të Oqeaneve, kishte për qëllim të thërrasë ndërgjegjen jo vetëm të qytetarëve dhe pushuesve për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore por të nxisë edhe përgjegjësitë e institucioneve vendore për një menaxhim sa më efikas të shërbimeve të gjelbra pranë këtij potenciali natyror dhe turistik.

Natyra e paprekur e Vilunit

Udhëtimin në plazhin e Velipojës e vazhdojmë nga skaji më verior i saj, në drejtim të jugut. Kjo është rruga që të çon në plazhin e Vilunit. Pishat dhjetëravjeçare të kujtojnë plazhet shqiptare të viteve të shkuara, kur dora e njeriut nuk kishte ndërhyrë akoma për t’i kthyer në beton. Në zonë gjenden më pak struktura akomoduese dhe restorante. Por freskia dhe qetësia që të ofron pylli e bën mëse të përshtatshme për personat që udhëtojnë me “camper” apo ata që pëlqejnë kampingun me çadra në vend të luksit.

Në lagunën e Vilunit gjendet një breshkë deti e ngordhur

Gjendet një breshkë e ngordhur në Lagunën e Vilunit, në lindje të të plazhit të Velipojës. Breshka e llojit Chelonia mydas është gjetur nga inxhinieri i akuakulturës Besart Halilaj në bregun e detit, në fshatin Rrjoll. Fshati Rrjoll bën pjesë në Njësinë Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, e njëkohësisht në Zonën e Mbrojtur të kategorisë V të IUCN Peisazh Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, me sipërfaqe 23.027 hektarë. Duke folur për gazetën VIJA, Halilaj tha se breshka me peshë rreth 40 kg, është 90 cm e gjatë dhe 55 cm e gjerë, ndrësa gjatësia e zhguallit është 67 cm. Mendoj se është e moshës mesatare, duke gjykuar nga përmasat dhe pesha, - tha ai.

Plazhi i Velipojës “pushtohet” nga mbeturinat, rrezikohet sezoni turistik

Në prag të sezonit turistik, plazhi i Velipojës ndodhet në një situatë kaotike, i pushtuar nga mbetjet e shumta në brigjet e këtij plazhi. Vetë administratori i Njësisë Administrative Velipojë, Mark Laloshi, pranoi se ka disa prurje të detit, por është duke u punuar për ta pastruar sa më shpejt. Ai tha se po punohet me Bashkinë Shkodër dhe organizatat e biznesit, pasi pastrimi i plazhit nuk është llogaritur me firmën tenderuese nga ish-komuna e Velipojës. Pas deklaratës së Laloshit, shpresohet në një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.

Tabela orientuese për turistët në peizazhin ujor-tokësor lumi Buna-Velipojë

Peizazhi i mbrojtur ujor-tokësor lumi Buna-Velipojë është kthyer në një qëndër për turizmin e natyrës dhe të vëzhgimit. Administrata e Parkut Kombëtar të Shkodrës, duke parë aktivitetin në rritje në fushën e turizmit të kësaj zone, ka filluar edhe investimet për menaxhimin sa më të mirë të saj. Janë ngritur qëndra ku priten vizitorët e huaj dhe vendas, janë përgatitur udhërrëfyes dhe përkthyes të standardeve europiane si dhe janë shtuar guida e fletë-palosjet për vizitorët. Fauna e zonës është ujore dhe gjallon në grykëderdhjen e Bunës.