vendi i shqiponjave

Dokumentari gjerman dedikuar bukurive të tokës së Shqiponjave

“Shqipëria e egër, vendi i shqiponjave” quhet dokumentari i përgatitur nga rrjeti publik gjerman ARD i cili pasqyron pamjet e mrekullueshme të bukurisë shqiptare. “Ta njohim sa më shumë këtë tokë të bukur në zemër të Ballkanit” shkruan televizioni gjerman Das Erste për dokumentarin që zgjat 43:17 minuta.

Për të ndjekur dokumentarin ndiqni linkun: http://mjedisisot.info/index.php/video/214-wildes-albanien-im-land-der-adler

Shqiponjat në rrezik zhdukjeje në Shqipëri

Shqipëria ka një listë të posaçme të shpendëve më të rrezikuar dhe për të cilët do të kërkohet mbrojtje e veçantë. Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar se fundi në faqen e Fletores Zyrtare. Kujtojmë se Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë. Janë rreth 170 lloje shpendësh, të cilët do të kenë mbrojtje të veçantë. Zakonisht është folur në përgjithësi për moratoriumin e gjuetisë, por së fundi kemi një listë konkrete me shpendët e rrezikuar dhe që mbrohen posaçërisht.