Venezuele

Kolapsi - Presidenti: Hiqni dorë nga tharëset e flokëve (thirrja fsheh fakte tragjike)

Venezuela ka vendosur të shpallë për të paktën dy muaj pushim edhe ditën e premte, duke e çuar në tre ditë në javë ditët e pushimit. Vendimi ekstrem i presidentit Nicolas Maduro vjen për shkak të kolapsit të rëndë energjetik që ka përfshirë vendin dhe synimi është kursimi i energjisë, por nga ana tjetër kjo do të thotë më pak punë. Kështu, të gjitha institucionet shtetërore do të jenë të mbyllura gjatë së premtes. Kolapsi ekonomik i vendit nuk mbaron këtu. Presidenti u ka bërë thirrje miliona grave që të heqin dorë nga tharëset e flokëve. Maduro tha se temperaturat janë të larta dhe kjo është e mjaftueshme për të tharë flokët jashtë.

Liqeni me më shumë rrufe në botë

Liqeni venezuelian i Maracaibos është vendi në Tokë ku bien më shumë vetëtima, me një ritëm prej 233 vetëtimash për kilometër katror në vit, duke i marrë kreun basenit të lumit Kongo. Ky klasifikim i ri është rezultati i 16 viteve vëzhgime të zhvilluara nga misioni i NASA-s, “Tropical Rainfall Measurement”. Të dhënat, të grumbulluara nga aparatura LIS (Lightning Imaging Sensor) që është e instaluar në një satelit, janë publikuar në gazetën e Shoqërisë Amerikane të Meteorologjisë nga një grup studiuesish të koordinuar nga Rachel Albrecht, i universitetit brazilian të San Paolo dhe atij amerikan të Maryland.

Shumë “blackout”, në Venezuelë të premten nuk do të punohet

I mbyllur për “blackout”. Kështu do të lexohet në dyert e mbyllura të zyrave, dyqaneve dhe shkollave çdo të premte të muajit prill dhe maj. Duket një paradoks, por është një zgjidhje për kursimin e energjisë të vendosur nga një prej vendeve që është mes prodhuesve më të mëdhenj të naftës, Venezuela. Vendimi i është komunikuar popullatës nga ana e presidentit Maduro: java e punës do të jetë katër ditë. Opozita ka dalë kundër këtij vendimi dhe po përgatit protesta: “Kjo masë nuk e ndihmon ekonominë”.