veprimtari prodhuese

Krijohet Agjencia për Menaxhimin e Burimeve Ujore

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, miratoi sot projektligjin që i hap rrugë krijimit të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, me qëllim shmangien e mbivendosjes së përgjegjësive midis organeve kompetente. Projektligji saktëson procedurën se si duhet vepruar në rastin e aplikimit për koncesione në këtë fushë, ku më parë duhet marrë leje nga Këshilli Kombëtar i Ujit.