Vezir Muharremaj

Njerëzit dhe Natyra

Të jesh me profesor Vezir Muharremaj, duket sikur të jepet mundësia të kthesh kohën pas e të jesh si studenti me profesorin. I nderuari profesor Veziri është mësues e nxënës i përjetshëm, ndihem me fat që e patëm si gjeneratë, profesor korrekt, këmbëngulës, e fati shansi e të tjera rrethana na mundësuan që të vazhdojmë së bashku rrugëtimin, me debate, përpjekje e bashkëpunim 40 vjeçar.

Përshëndetja e Vezir Muharremaj në 93 vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor të Shqipërisë

Fjala përshëndetëse e Prof.Dr.Vezir Muharremaj

Të dashur pylltarë,

Në emër të shoqatave të përdoruesve të pyjeve e kullotave komunale, federatave rajonale dhe Federatës Kombëtare të PKK, ju uroj përzemërsisht Gëzuar nga mot 27 Janarin, Ditën e Shërbimit Pyjor të Shqipërisë. Falënderoj Shoqatën e Specialistëve të Pyjeve dhe Kryetarin e saj, Z. Kolë Malaj, për organizimin e kësaj feste, si dhe vitet e kaluara, duke shpresuar që në të ardhmen këtë aktivitet ta organizojë më gjerë Ministria e Mjedisit.