Vidohove

Masakra nuk njeh kufi. Ja si priten dhe digjen pyjet në Vidohovë

Rajoni juglindor vijon të mbetet një nga rajonet më të prekura përsa i përket prerjeve pa kriter i sipërfaqeve pyjore, ndërsa dëmi i shkaktuar ndër vite është i parikthyeshëm. News24 ka udhëtuar disa orë drejt pyjeve të fshatit Vidohovë në rrethin e Devollit, atje ku prerjet e pyjeve janë të pakursyera.Gjatë rrugës drejt zonës së dëmtuar banorë të zonës, dikush jashtë kamerës e dikush në prani të saj tregon për masakrën e shkaktuar në këto pyje nga vetë dora e njeriut. E kjo në të shumtën e rasteve është bërë edhe për të zhdukur gjurmët e batërdisë që bëhet çdo ditë me kontrabandën e lëndës drusore.