Vietnam

Vietnam: Një mbretëri e vërtetë nëntokë

Në vitin 1991, një fermer i thjeshtë u ndesh me një shpellë të paeksploruar më parë në Parkun Kombëtar Phon Nha-Ke Bang në Vietnam. Një gurgullimë e tmerrshme uji që vinte nga hyrja e saj, e frikësoi atë, kështu që ai vendosi të mos hynte. Banorët e zonës i vunë emrin shpellës “Son Doong”, por asnjëri nuk guxoi ta eksploronte. Vetëm në vitin 2009, një grup shkencëtarësh britanikë të udhëhequr nga Howard Limbert vendosën të futeshin brenda. Ajo që ata gjetën ishte tërësisht një botë më vete, 5 km e gjatë dhe 150 metra e gjërë.