Viro

Liqeni i Viroit i ‘pushtuar’ nga algat, biologët: Pastrimi, nevojë ekologjike

Rikonstruksioni i Parkut të Viroit, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë mbi 260 milion lekë përfundoi dy vite më parë duke rijetëzuar këtë park dhe duke e kthyer atë në destinacion turistik për turistët vendas e të huaj. Por sot, ky park ndien mungesën e mirëmbajtjes serioze të tij dhe ruajtjes së këtij investimi. Koshat e mbeturinave të vendosura përgjatë shëtitores janë shkulur, stolat të dëmtuar, ndërsa këndi i lojërave dhe ai sportiv totalisht të shkatërruar.