vjose

“Mrekullia blu e Europës” - Der Spiegel pasqyron planet për ndërtimin e një dige në Vjosë

E përjavshmja gjermane Der Spiegel i kushtoi një shkrim Luginës së Vjosës ku projektohet të ndërtohet një digë e re. Artikulli me titullin “Mrekullia e Fundit Blu e Europës” sjell një pasqyrim të bukurive të Vjosës si dhe arsyet për mbrojtjen e këtij habitati natyror, ndër të fundit të këtij lloji që mund të gjenden në Europë. Revista e përjavshme gjermane ‘Der Spiegel’ i ka kushtuar një shkrim ndërtimit të digave të reja në lumënjtë e Shqipërisë. Nën titullin “Mrekullia e Fundit Blu e Europës”, Der Spiegel udhëton në Luginën e Vjosës, të cilën e përshkruan si një parajsë, një idil të padëmtuar nga rrugët apo urat.

30 shkencëtarë zhvillojnë studime shkencore në Vjosë: Ndaloni HEC-in

Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit. Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë. Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.

5 bashki kundër hidrocentraleve në Vjosë

Bashkitë në jug të Shqipërisë janë bashkuar për të kundërshtuar planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e Hidrocentraleve në Luginën e Lumit “Vjosa”. Përmes një letre të hapur, drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, 5 Bashkitë Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Mallakastër dhe Selenicë kanë shprehur shqetësimin e komuniteteve që përfaqësojnë dhe i kërkojnë qeverisë qëndrore “të ri-mendojë planet e HEC-eve në lumin Vjosa dhe degët e tij”.

Blendi Klosi dënon masakrën në Këlcyrë. MB nis hetimet ndaj policisë për mosveprim

Pas denoncimit të ngritjes së një biznesi pa leje për shfrytëzimin e ujërave të Vjosës në grykën e Këlcyrës, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan drejt vendngjarjes. Tashmë atje biznesmeni Harri Lena ka hedhur kolonat dhe betonin për devijimin e ujërave dhe shfrytëzimin e tyre për biznes. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e ka cilësuar projektin si një dinosaur mjedisor duke siguruar se nuk do të ketë tolerim për këtë biznes të paligjshëm.

Çfarë po ndodh me Vjosën? Gjermanët e quajnë karikaturë studimin mjedisor të kompanisë turke

Ndërtimi i hidrocentralit në Poçem shihet nga shkencëtarët gjermanë dhe ata austriakë si kërcënimi më i madh për shkatërrimin e biodiversitit të rrallë natyror që shtrihet përgjatë lugines së lumit Vjosë. Gazeta greke “To Vima” ka ndjekur nga afër ekspeditën e një grupi shkencëtarësh të Agjencisë Mjedisore Riverwatch në Vjenë dhe EcoAlbania në Tiranë. Friedrich Simmer, profesor i zoologjisë në Universitetin e Vjenës e quan “karikaturë” studimin për ndikimin në mjedis që kompania turke “Kovlu Energji” ka dorëzuar si pjesë të projektit. Ai thotë se studimi hartua në konsultë me një firmë private në Tiranë.

Ekspeditë e shkencëtarëve evropianë për të shpëtuar Vjosën

Shumë pak shqiptarë janë të vetëdijshem se Vjosa, lumi me i madh i Shqipërisë jugore është lumi i fundit në Evropë, i cili, deri tani, nuk e ka ndërruar rrjedhën e tij”, – thotë profesor Fridrich Shiemer, ekologjist i famshëm nga Universiteti i Vjenës, që sapo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit. Së bashku me Olsi Nikën, biolog mjedisi dhe aktivist i çështjeve mjedisore në Shqipëri, ata po presin në sallën e mbërritjeve tridhjetë shkencëtarë dhe ekspertë të tjerë të fushës, të mbledhur nga vende të ndryshme të Evropës.

Gjykata urdhëron bllokimin e Hidrocentralit mbi Vjosë

Gjykata Administrative vendosi sot ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit mbi Lumin Vjosë pas kërkesës së një komuniteti banorësh të zonës së Mallkastrës, në Jug të Shqipërisë dhe aktivizimit të disa organizatave mjedisore vendase dhe të huaja. Sipas gjykatës ndërtimi i Hidrocentralit të Poçemit ndikon negativisht në mjedisin dhe jetën e banorëve të fshatit Kutë dhe zonës përreth dhe zbatimi i projektit nuk duhet të bëhet. Gjatë hetimit gjyqësor është vërejtur se nuk është respektuar praktika ligjore mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të projektit dhe përjashtimi i publikut nga proceset e detyrueshme ligjore të këshillimit dhe diskutimit të projektit.

I kërcënuar nga hidrocentralet, lumi i fundit i egër në Europë zbulon sekretet e tij

Në prill të këtij viti, rreth 30 shkencëtarë nga katër vende europiane u zhvendosën për një javë pranë fshatit Poçem në luginën e Vjosës në jug të Shqipërisë – e cila sipas aktivistëve mjedisorë kërcënohet nga projektet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve – për të hulumtuar biodiversitetin e pastudiuar më parë të lumit dhe për të vlerësuar transportin e sedimenteve, çfarë përcakton dhe jetëgjatësinë e digave të projektuara në rrjedhën e tij.

Kauza e “Vjosës pa diga” krijon një aleancë të fortë

Lufta për të mbajtur larg Vjosës hidrocentralet e planifikuar pritet të jetë e gjatë, por në krah të banorëve janë organizatat mjedisore dhe dashamirës nga e gjithë bota që shohin potencial turistik në lumin e fundit, të egër në Europë. Dylaver Murataj, banor i Kutës në Mallakastër, teksa është ulur të pijë kafen e mëngjesit në lokalin e fshatit, kujton se të vjetrit e kësaj zone i druheshin dy situatave që mund të ndodhnin pas vdekjes së tyre.

Lugina e Vjosës – Pesë javë për të ngritur një “strategji” turizmi

Vjosa është ndoshta një ndër lumenjtë që ka marrë një vëmendje të veçantë gjatë viteve të fundit. E gjithë kjo si rezultat i koncesioneve që u lakuan se do të ndërtohen por edhe rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve për të mos prekur një nga ato që konsiderohen si perla të natyrës. E ndërsa pak muaj më parë Gjykata vendosi që të mos ndërtohen disa hidrocentrale të planifikuara mbi këtë lumë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka vendosur të fokusohet tek turizmi që mund të zhvillohet në këtë zonë.

Mbrojtja e Vjosës – përmbushje e standardeve mjedisore

Nga Prof. Aleko Miho*

Në 15 Prill 2016, Parlamenti Europian në Rezolutën për vendin tonë i bën thirrje Qeverisë Shqiptare ‘të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore, si në lumin Vjosë, ashtu dhe në zonat e mbrojtura, për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese’ (Pika 23). Po aty, rekomandon ‘përmirësimin e cilësisë së raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM-të);kjo do të lejonte zbatimin e standardeve të BE të dhëna në Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve, si dhe në Direktivën Kuadër të Ujit (WFD)’.

Paraqitet padia kundër projektit hidroenergjitik në Vjosë

Shkatërrimi i planifikuar i Vjosës, një prej lumenjve të egër më të mëdhenj në Evropë, tashmë është ngritur si çështje në gjykatë. Sot, organizatat e ruajtjes së natyrës EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, dhe gjithashtu 38 banorë që preken nga projekti, kanë paraqitur në gjykatën administrative të Shqipërisë padinë kundër projektit hidroenergjitik “Poçem” në Vjosë. Në të, paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi dhe leje për këtë projekt, i cili i ishte dhënë për ndërtim një konsorciumi turk.

Parlamenti Europian i kërkon qeverisë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Organizatat mjedisore kanë përshëndetur rezolutën e PE-së për progresin e Shqipërisë në vitin 2016, ku i kërkohet qeverisë së kryeministrit Edi Rama pezullimi i projekteve energjetike dhe krijimi i Parkut Kombëtar të Vjosës. Në rezolutën e PE-së për Shqipërinë shprehet shqetësim mbi politikën energjetike të ndjekur nga qeveria për ndërtimin e hidrocentraleve dhe i sugjerohet Tiranës të marrë në konsideratë ndërtimin e parkut të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit, si dhe braktisja e projekteve për të ndërtuar hidrocentrale në rrjedhën e tij.

Përmbytjet: Panik në Novoselë e Mifol, Vjosa del nga shtrati

Vjosa është kthyer në kërcënim serioz për qindra familje të Novoselës, Mifolit, fshatit Fitore etj. Për shkak të reshjeve të shumta në rrethin e Gjirokastrës dhe Tepelenës, lumi është tejfryrë dhe ka dalë nga shtrati. Sipërfaqe të konsiderueshme tokash dhe të mbjellash janë nën ujë, ndërsa banorët janë të terrorizuar se si do të mund ta kalojnë natën në shtëpitë e tyre. Ata i tremben një vërshimi akoma më të frikshëm të Vjosës gjatë natës, ndaj siç pohojnë, do të gdhihen zgjuar. Aktualisht, dalja disa metra nga shtrati i lumit Vjosë ka përmbytur zonën e pazarit në afërsi të urës si sipërfaqet bujqësore.

Pranë Vjosës, pa ujë

Prej gati rreth një muaji, banorët e Memaliajt po vuajnë furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo gjë i ka detyruar ata që të përdorin burimet rreth e qark qytetit. Fetahu la emigracionin dhe u kthye në qytetin ku jetonte në vitin 2005. Ai thotë se situata e furnizmit me ujë në Memaliaj ishte rregulluar pas vitit 2013. Por tani, për shkak të kufizimeve, ai është i detyruar që të mbushë ujë në një prej burimeve pranë qytetit.

Rreziku kaloi, Zorba: “Vjosa, vështirësi për rikuperimin, duhen studime afatgjata”

Rreziku i përmbytjeve konsiderohet tashmë i kaluar, por megjithatë pellgu i lumit Vjosa, nuk do të favorizohet nga moti edhe në fundjavë. Përgjegjësi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit, në Institutin e Gjeoshkencave, Petrit Zorba, duke iu referuar të dhënave historike, natën e fundit të Nëntorit, duke u gdhirë 1 Dhjetori, thotë se është thyer rekordi i reshjeve te shiut në zonën e pellgut të lumit Vjosë. Sa i përket situatës së krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, sipas Zorbës nuk ka të bëjë me reshjet, por me infrastrukturën dhe bllokimin e sistemit të kullimit.

Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen – bën bashkë ekspertët dhe shoqërinë civile

Aktorë të shumtë në mbrojtjen e Vjosës janë bërë bashkë sot në një konferencë të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ku kanë diskutuar mbi problematikën e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë dhe rëndësisë së pjesëmarrjes së komuniteteve të prekura në proceset e vendimmarrjes. Rrugëtimi i deritanishëm për mbrojtjen e Vjosës ka qenë relativisht i gjatë dhe ka përfshirë shumë mbështetës të rëndësishëm të cilët kanë kontribuar që çështja e Vjosës të jetë sot një nga çështjet mjedisore më me rëndësi në Shqipëri dhe jo vetëm.