VNM

ALARM! NDËRHYRJE E PATOLERUESHME NË P-K DIVJAKË-KARAVASTA !

Bashkia e Divjakës, pa asnjë Leje Mjedisore, pa kurrfarë Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis dhe në kundërshtim me të gjitha Ligjet Mjedisore dhe Konventat Ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, ka instaluar në zemër të Parkut makineritë për hapjen e një kanali lundrues përqark lagunës se Divjakës. Ndërhyrja është planifikuar të kryhet në zonën më të brishtë të Parkut, në dunat ranore shumëshekullore, dhe vijat e ujit që e bëjnë Divjakën jo vetëm një perlë të natyrës shqiptare por edhe asaj botërore. Vendi ku dimërojnë me dhjetëra mijëra shpend, vendi ku folezojnë lloje të rralla e të mbrojtura botërisht sot kërcënohet nga papërgjegjshmeria e një institucioni që nuk pyet për ligjin.

Ditët e fundit për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit në Luginën e Valbonës

Që prej Marsit të vitit 2017, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ështe duke u tundur nga shpërthimet, ditë e natë, teksa vazhdon ndërtimi në kuadër të projektit për hidrocentralin e Dragobisë në degën e lumit Çerem. Deri më tani, mungesa e qasjes në këtë vendndodhje, do të thoshte që askush nuk kishte një përshtypje të saktë të dëmit të gjerë të këtij investimi. Megjithatë, në prill filloi ndërtimi i hidrocentralit të dytë, i cili planifikon vendosjen e 3 kilometrave më piktoreskë dhe të virgjëra të Lumit të Valbonës në një tunel.

Egnatia: Nuk respektohet kontrata koncesionare për HEC-et

Tharja e ujit në shtratin e lumit të Rrapunit ka krijuar një situatë aspak normale. Fauna ujore dhe flora përgjatë këtij lumi është shkatërruar plotësisht. Shoqata Egnatia ka denoncuar një situatë katostrofike, e cila sa vjen dhe rëndohet nga HEC-et e ndërtuara mbi këtë lumë. Shoqata do të vazhdojë denoncimin e rasteve abuzive me lumenjtë në Librazhd. Këto shqetësime u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merrren me mbrojtjen e florës dhe faunës.

Elbasan: Kur organizatat dhe mediat monitorojnë VNM-të

Më datë 14 korrik 2017, Milieukontakt Shqipëri organizoi trajnimin: “Legjislacioni horizontal dhe monitorimi i Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM)”. Ky trajnim është mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

Informimi dhe pjesëmarrja e publikut, thembra e Akilit në procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

Në kuadër të marrveshjes që Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Milieukontakt Shqipëri (MiA) dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) kanë nënshkruar me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit po vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen mjedisore. Degjesa e rradhës u mbajt në Njësinë Administrative Zall-Herr për projektin “Shfrytezim mineral gur gëlqeror me karriere”.

Inspektoriati i Mjedisit, Bashkia Elbasan: Ndonëse funksion që prej 4 vitesh, sërish i ka duart e “lidhura”

Vlerësimet e Ndikimeve në Mjedis nuk janë vetëm raporte dhe dëgjesa publike, më tej kësaj janë gjithë institucionet përgjegjëse, që jo vetëm nuk kanë akses në dëgjesat e VNM-ve të ndryshme, por hasin pengesa edhe përgjatë zbatimit teknik të tyre, apo marrjen e masave deri në mbyllje të aktiviteteve. Të tilla probleme ku anashkalohen hallkat insitucionale apo ka mungesë të kompetencave për të kryer detyrën, gjejmë pranë inspektoriatit të Mjedisit në Elbasan.

Izolimi i mbetjeve të arsenikut në landfille, “në sitë” mjedisore projektet tek Azotiku i Fierit dhe Vlorës

Dy vlerësime të ndikimit në mjedis janë paraqitur së fundmi në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe kanë të bëjnë me mbetjet e rrezikshme, kryesisht arsenik. Në raporte nënvizohen ndikimet e mundshme në landfillet e parashikuara për izolimin e këtyre mbetjeve të ndërtuar në hapësirat e planifikuara të Uzinës së Azotikut në Fier dhe Vlorë.
Projekti i parë
Ndërtimi i landfillit të parë ka një kapacitet 15 mijë m3 në territorin e Ish-Uzinës së Sodës Vlorë.

Kërkesa e Konfindustrisë - Lejet mjedisore për investimet publike, private dhe PPP sipas standardeve të BE

Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, që legjislacionit i lejeve mjedisore për investimet publike, private dhe PPP të përmirësohet sipas standardeve më të larta mjedisore të Bashkimit Europian. Përmes njoftimit për mediat, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, nënvizon se kriteret e sotme të mënyrës së përllogaritjes së plotë të kostove financiare mjedisore në ekonomi, hapësirën gjeografke, kohështrirje,etj. janë larg standarteve ndërkombëtare dhe shërbejnë si shkak për pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare.

Legjislacioni horizontal dhe monitorimi i raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

Më datë 13 qershor u organizua trajnimi “Legjislacioni horizontal dhe monitorimi i Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM)” nga MILIEUKONTAKT në kuadër të projektit: “OSHC-të praktikojnë VNM-në në të gjitha fazat”, mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA).

Mali i Krujës copëtohet përditë nga guroret e shumta

Që në tetorin e 2016 Milieukontakt në bashkëpunim me Klubin Ekologjik dhe komunitetin e Krujës ka nisur ndjekjen në praktikë të të gjitha fazave të procesit të lejes mjedisore nga kompani që shfrytëzojnë karriera lumore dhe gurrore. Përpos ngritjes së kapaciteteve të OJFve vendore dhe të disa përfaqësues të komuniteti mbi monitorimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është punuar edhe në mënyrat e përfshirjes së publikut në monitorimin e një subjekti gjatë fazës së punimeve. Këto subjekte janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet.

MEI njofton dy koncesione të tjera HEC-esh

Dy koncesione të tjera për hidrocentrale të vegjël janë njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Kjo e fundit ka hapur garën për dy vepra hidrike që do të ndërtohen në lumin e Suhës, në qarkun e Gjirokastrës. Hidrocentralet do të ndërtohen njëri pas tjetrit përgjatë të njëjtit pellg ujëmbledhës. Koncesioni i Suhës së Sipërme do ndërtohet në kuotën 520 m deri 374 m mbi nivelin e detit, burimi finacimit do të jetë privat dhe kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 35 vite.

Monitorimi i procedurave të VNM nga komunitetet vendore

Ditën e enjte datë 25 maj ora 11:00 Milieukontakt së bashku me organizatat dhe autoritetet vendore organizuan një vizitë në një nga karrierat gurrore që operojnë në fshatin Picrragë në Njësinë Administrative Borizanë, Bashkia Krujë. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i palëve të interesuara mbi këtë investim dhe ngritja cështjeve te cilat duhet të trajtohen në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Në takim ishin të pranishëm rreth 15 persona përfaqësues të ARM Durrës, përfaqësues të firmës e cila do bëjë punimet, eksperte të studios qe ka bërë raportin e VNM-së, përfaqësues nga Klubi Ekologjik Krujë, Milieukontakt dhe banorë të zonës.

Organizatat Mjedisore aktive në ndjekjen e procedurave të VNMve në të gjitha fazat

Ditën e premte datë 03.03.2017 ora 11:00 në Bashkinë Belsh Njësia Administrative Firzë, fshati Cerragë u organizua dëgjesa publike me komunitetin e zonës për projektin “Shfrytezim mineral gur gëlqeror me karriere”. Informacioni paraprak mbi dëgjesën publike është nxjerrë nga faqja zyrtare e AKM (DRM Elbasan) që në 3 shkurt së bashku me përmbledhjen jo teknike të raportit të VNMsë. Pas analizimit të dokumentacionit dhe kontakteve me përfaqësues të DRM Elbasan, rasti u përzgjodh për të ndjekur të gjithë procedurën dhe hapat e VNMsë.

Progres Raporti i 2015-ës, vlerësim pozitiv për ecurinë e AKM sa i përket procesit të VNM-së

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) ka publikuar një deklaratë për opinionin publik, sa i përket çështjeve të HEC-eve, duke sqaruar se: Bazuar në Ligjiin Nr. 10 440, dt: 07.07.2016 dhe VKM Nr. 686, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për e zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe proçedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, dokumentacioni i duhur per aplikim per VNM është: 

Shqipëria, me paterica në BE edhe sa i përket transparencës mjedisore

Nga Ben Andoni
Vendimi i pak ditëve më parë prej Gjykatës Administrative në Tiranë lidhur me padinë e banorëve të Margegajt dhe shoqatës ‘Toka’, që kërkonte anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës përfundoi në disfavor të komunitetit. Kështu, lejet e qeverisë shqiptare në vitet 2009 dhe 2013 materializuan ndërtimin e HC-ve. Paçka kundërshtisë së publikut, ky akt i fundit vërtetoi se transparenca në çështjet mjedisore në vend është pothuajse nul.

Studimi: 75% e peshqve në ujërat e ëmbël në Shqipëri kërcënohen nga ndërtimi i HEC-eve

Rreth 75 % e peshqve në ujërat e ëmbël të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve të vegjël përgjatë lumenjve me rrjedhje të lirë. Në një analizë për ndikimin mjedisor të HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, kompania MMacdonald referon se, fauna e Ballkanit është shumë e larmishme. Në krahasim me Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore vendet e Ballkanit kanë shtrirje më të pacënuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm. Sipas vlerësimit të IUCN, peshqit e ujërave të ëmbël janë grupi më i kërcënuar në Evropë.

Trajnim Agjencive Rajonale të Mjedisit për tërheqjen e publikut në vendimmarrje

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit organizuan ditën e mërkurë, datë 22 shkurt 2017, në Ministrinë e Mjedisit, trajnimin me temë “Tërheqja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore”. Trajnimi ishte ideuar për punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të cilët merren me procesin e konsultimit publik, gjithash-tu dhe për drejtuesit e Agjencive Rajonale Mjedisore. Trajnimin e hapi znj. Laura Targaj, e cila theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e publikut në procesin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe në procesin e lejeve mjedisore.

Zhurma nga pompat e ujit të pijshëm, makth dhe rrezik për shëndetin e banorëve në katet e para

Selman Goxhaj është 74 vjeç. Ai jeton me të shoqen e sëmurë në katin e parë të një pallati të ndërtuar para viteve ’90 në lagjjen “29 Nëntori” në qytetin e Fierit. Që të dy vuajnë nga diabeti. Gruaja ka kaluar edhe një paralizë parciale që ia vështirëson së tepërmi lëvizjen. Nënë Ferideja shumicën e kohës e kalon në shtëpi, pa mundur të dalë. Përveç hallit të madh që i ka zënë, atyre iu duhet të përballen edhe me zhurmën e pompave. “Kam 2 – 3 muaj që merrem me pompat. Ku s’kam shkuar, më ranë këmbët “, thotë Selmani për Citizens Channel.