VOCS

Vrasësit e fshehtë në shtëpinë tuaj

Jetët tona po vihen në rrezik nga ajri i ndotur brenda shtëpisë tonë, që shkaktohet nga çdo gjë, duke filluar nga freskuesit e ajrit, e deri tek qirinjtë aromatik. Ky paralajmërim vjen nga një studim i kryer nga ‘Royal College of Physicians dhe Royal College of Paediatrics dhe Child Health”. Rreziku nga ajri i ndotur në rrugë për shkak të veturave të shumta, veçse është i ditur nga të gjithë, mirëpo shumë njerëz janë injorant nga rreziqet e ajrit të ndotur brenda shtëpisë. Një raport nga ‘Every Breath We Take’, paralajmëron që 40,000 vdekje në vit në Britani të Madhe, mund të lidhen me efektet e ajrit të ndotur brenda dhe jashtë shtëpisë onë.