Voskopoje

Digjen pyjet në Lurë, flakët rrethojnë Voskopojën

Katër vatra zjarri të mëdha janë kthyer në problematikë në Parkun Kombëtar të Lurës, në Velipojë, Mallakastër dhe veçanërisht në Voskopojë në Korçë. Në Lurë zjarri afër liqeneve po djeg pemët prej disa ditësh dhe ndërhyrja atje është e vështirë. Në Mallakastër në Malin e Shëndëllisë vatra e zjarrit ka përparuar afër shtëpive. Në Velipojë problem është kthyer reja e tymit që ka mbuluar edhe zonën e banuar. Ndërsa në Voskopojë vatra e zjarrit e ndezur disa ditë më parë në pyjet afër Lekasit, iu afrua fshatit turistik nga perëndimi.

Voskopojë, zjarri dogji 1 mijë hektarë pisha

Të paktën 1000 hektarë sipërfaqe pyjore është përshkuar nga flakët në Voskopojë. Fatmirësisht zjarri që nisi të dielën, është shuar ndërsa dëmi i shkaktuar raportohet të jetë tejet i madh. Pylli kryesisht me pisha por edhe bimësi të ulët është dëmtuar në një pjesë të madhe duke iu afruar edhe fshatit turistik por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të ushtrisë, policisë dhe banorëve të zonës ka bërë të mundur shmangien e një katastrofe për Voskopojën. Ka patur djegie masive të kurorave, ka pasur edhe zjarre të ulëta që nuk kanë dëme për pyllin.