Voyager Info

Voyager Info: Shqipëria është një tokë për t’u dashur

Pas shumë mediave të njohura botërore që lakojnë emrin e Shqipërisë si pikë e nxehtë turistike, kësaj herë Voyager Info shkruan për vendin tonë se konsiderohet një “ tokë për t’u dashur”. “ Është një vend i vogël mesdhetar, me një natyre të virgjër dhe me mistere kulturore, gjë që kombinohen për të dhënë një vend unik. Nga majat e maleve të mbuluara me dëborë, nga fushat e gjelbra që me nisje të pranverës, pamja ndryshon çdo stinë, duke i ofruar kështu vizitorëve mundësinë për të shijuar një ditë të nxehtë vere apo aktivitete në freskinë e maleve “- shkruan artikulli.