vrima e ozonit

16 Shtator - Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

16 Shtatori është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, për të përkujtuar nënshkrimin e Protokollit të Montrealit për substancat ozonholluese, në vitin 1987. Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, e përkujtuar për herë të parë në vitin 1995, ofron një mundësi për të përqëndruar vëmendjen dhe veprimet në nivel global, rajonal dhe lokal, në mbrojtjen e shtresës së ozonit.

OKB: Shtresa e ozonit drejt riparimit të plotë

Shtresa e Ozonit po shkon drejt riparimit të plotë. Lajmin e bën të ditur Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Të dhënat se shtresa e atmosferës është përmirësuar në masën 99 për qind, u bënë publike në 30 vjetorin e protokollit të Montrealit: “Falë protokollit të Montrealit miliona njerëz në botë janë mbrojtur nga sëmundjet kancerogjene të lëkurës dhe probleme të tjera shëndetësore. Miliona të tjerë janë mbrojtur nga varfëria dhe pasiguria ekonomike që do të shkaktonte dëmtimi i agro-kulturave, peshkimit dhe burimeve të tjera natyrore.”

Vrima e Ozonit drejt mbylljes tërësore?

Vrima e Ozonit është pothuajse e para gjë, që shqiptarët lidhin me çështjet e mjedisit apo me ndryshimet klimatike. Kryesisht duke e përdorur si shaka, sa herë dikush ndot mjedisin, madje shpesh pëdoret edhe pa e ditur se ku qëndron thelbi i problemit. Si rregull, në gazetari, aq më shumë në Shqipëri, lajmi i keq është lajm i mirë. Por ky është një nga ato raste që shpjegon të kundërtën. Kemi lajme të mira që, siç thuhet ‘përbëjnë lajm’. Gati tri dekada pasi botërisht u ndaluan kimikatet që po shkatërronin shtresën mbrojtëse të ozonit, shkencëtarët thonë se më në fund ka shenja që kjo shtresë e atmosferës po shkon drejt riparimit.