vrimat e zeza

Një mënyrë e re për të studiuar vrimat e zeza

Misteri i vrimave të zeza, të cilat mendohet se gjenden në qendrën e çdo galaktike, është i vështirë të studiohet për shkak të largësisë. Më i afërti me ne ndodhet në qendër të Rrugës së Qumështit dhe është megjithatë 27 mijë vite drite larg. Por, studiuesit e Universitetit të Nottinghamit kanë zbuluar se disa prej fenomeneve fizike të lidhura me to, mund të studiohen në një vaskë uji të zakonshme. Vrimat e zeza krijohen pasi një ylli masiv që ka vazhduar të digjet prej miliarda vitesh, i mbarojnë materialet djegëse. Ai tkurret në një njësi aq të ngjeshur, sa që një lugë çaji mund të peshojë gati 55 miliardë tonë.