vullkani

Bali, “alarm i kuq” pas shpërthimit të vullkanit

Paralajmërimi për shpërthimin e një vullkani në malin Agung në Bali ishte dhënë prej kohësh, ndërkohë që tani, linjave të transportit ajror u është dhënë “alarmi i kuq” për shkak të rrezikut që shfaq hiri vullkanik, pas lëshimit të një reje të dendur tymi që arriti deri në 4.000 m lartësi. Ky është shpërthimi i dytë më i madh nga ishulli-vullkan i Indonezisë brenda kësaj jave, ndaj dhe shumë fluturime janë ndalur, shtyrë ose devijuar. Bali është një destinacion tepër i rëndësishëm turistik, edhe pse vendet më të frekuentuara nga turistët e huaj janë Kuta dhe Seminiak, që ndodhen rreth 70 km larg vullkanit.

Etna, zgjohet vullkani më i frikshëm në Evropë

Mali Etna ka shfaqur fuqinë e tij të frikshme duke nxjerrë jashtë llavë dhe flakë. Vullkani në ishullin italian të Siçilisë është më i larti në Evropë dhe një prej më aktivëve në botë. Etna, e cila pati shpërthimin e saj më të madh përpara pesë muajsh, ka përreth fshatra dhe qyteza të vogla. Autoritetet italiane në të kaluarën i kanë mbrojtur këto vendbanime duke përdorur eksplozivë, diga betoni dhe kanale për ta devijuar llavën larg shtëpive të njerëzve.

Galapagos, pas 8 vjetësh zgjohet vullkani në ishullin Fernandina

Pas tetë vitesh qetësie, vullkani La Cumbre i ishullit Fernandina, në arkipelagun e Galapagos, ka hyrë në një fazë të re shpërthimi. “Gjigandi në Fernandina zgjohet pas një dekade pasiviteti. Ne po monitorojmë zhvillimin e ngjarjes natyrore,” shkruan në Twitter Ministri i Mjedisit të Ekuadorit, Tarsicio Granizo. Ishulli Fernandina është i pabanuar. Zona më e afërt e populluar është Puerto Villamil, fqinj me ishullin Isabela. Ishujt në Galapagos janë krejtësisht me origjinë vullkanike. Lartësia e La Cumbre është 1467 metra.

Indonezi – Mbi 11,000 të evakuar si pasojë e një aktivizimi të mundshëm të vullkanit Agung

Më shumë se 11,000 persona janë evakuar pas njoftimit të autoriteteve indoneziane për rrezikun e shpërthimit të vullkanit Agung, në ishullin turistik të Balit. Vullkani Agung ka shfaqur një rritje të aktivitetit që prej javës së kaluar, duke rritur shqetësimin e qeverisë e cila ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg “zonës së përjashtuar” rreth 7,5 kilometra nga krateri i vullkanit. Pranë zonës ku pritet shpërthimi i vullkanit banojnë rreth 80,000 banorë. “Më shumë se 11,000 banorë në Mount Agung kanë kërkuar strehim”, njoftoi sot Sutopo Nugroho, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Indonezi, kolona me hirin e vullkanit shkon deri në 5 km

Vullkani Sinabung në ishullin indonezian të Sumatras, ka shpërthyer një kolonë hiri që është rritur deri në 5 mijë metra në atmosferë, ndërsa retë e nxehta të shkaktuara kanë zbritur përgjatë shpateve të saj. Për fat të mirë, nuk ka pasur viktima apo të plagosur.

Vullkani, një nga tre më aktivët aktualisht në Indonezi, kishte mbetur i heshtur për katër shekuj para se të kthehej në shpërthim në vitin 2010, duke vrarë dy vetë. Një shpërthim tjetër në 2014 kishte shkaktuar vdekjen e 16 personave, ndërsa shtatë të tjerë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016. Në vitet e fundit rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë rreth malit.

Aeroportet kryesore në Bali kanë bllokuar rreth 7 mijë pasagjerë vendas dhe ndërkombëtarë, ndërsa qeveria ka dhënë paralajmërimin e kuq. Hiri i cili doli nga mali Agung në lindje të Balit, ka shpërthyer tri herë gjatë ditës së shtunë dhe ka arrtiur lartësinë e 5 kilometrave.

Për më shumë lexoni në... http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/02/19/indonezi-kolona-me-hirin-e-vullkanit-shkon-deri-ne-5-km-foto/

Italia në alarm, Vezuvi në prag të shpërthimit

Vullkani i Vezuvit mund të shpërthejë nga momenti në moment, duke detyruar autoritet italiane që të bëjnë një plan emergjence për evakuimin e 700 mijë personave. Plani është në fazat finale dhe do të publikohet në fund të muajit, thuhet sipas zyrtarëve të regjionit Campania në Itali dhe Departamentit për Mbrojtje Civile. 25 qytetet në rrezik pritet që t’i ndajnë së bashku strategjitë e evakuimit gjatë dy javëve të ardhshme, dhe planet për shtatë “zona të reja të kuqe” të identifikuara kohët e fundit janë duke u realizuar.

Mahnisin shkencëtarët rusë, krijojnë vullkanin artificial

Shkencëtarët rusë janë të parët që në botë arritën të krijojnë simulimin e procesit në vullkan me ndihmën e saldimit elektronik, transmetojnë të mërkurën mediat ruse. Viktor Sharapov nga Instituti për gjeologji tha se zbatimi i makinerisë do të ndihmojë në krijimin e modelit të proceseve sizmike në thellësi prej 40 deri 70 kilometra. “Ky është eksperimenti i parë i tillë në botë, me teknikë unike”, tha ai. Saldimi elektronik prodhon 10 megavat energji për centimetër dhe përmes tij mund të simulohet edhe hyrja e meteorëve në atmosferën e Tokës dhe kur të arrijë temperaturën deri 3.300 gradë Celsius mund të shkrijë edhe metalet.

Një “liqen” gjigant u zbulua nën një vullkan në Amerikën e Jugut

Shkencëtarë nga Universiteti i Bristol dhe partnerë nga Universitetet në Gjermani, Francë, Kanada dhe Wales, kanë zbuluar një liqen gjigant magmatik, 15 km nën një vullkan jo aktiv në Bolivi, Amerikë e Jugut. Trupi ujor – i cili është i përbërë nga gurë pjesërisht të shkrirë në një temperaturë prej rreth 1.000°C - është i barabartë me atë që është gjetur në disa liqene të ujërave të ëmbla gjigante në botë, të tilla si Liqeni Superior.

Pamje spektakolare, shpërthen vullkani Tungurahua

Kjo foto spektakolare është shkrepur gjatë momentit të shpërthimit të vullkanit Tungurahua. Koni vullkanik ka rinisur erozionin e tij pak ditë më parë në Ekuador dhe fotot e tij spektakolare janë shkrepur edhe nga hapsira nga satelitët e NASA-s.

Pas tërmetit, Italia në panik nga një fatkeqësi tjetër natyrore

Tërmeti që tronditi Italinë qendrore, e ka zhytur vendin në kaos duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës. Por, tashmë ekziston frika se tërmeti i fuqishëm mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi natyrore edhe më vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja. Vetëm 65 milje larg nga Perugjia në kryeqytetin italian të Romës, një vullkan i fjetur i quajtur "Colli Albani" po kërcënon për tu aktivizuar pas 36.000 vjetësh të pasivitetit. I vendosur vetëm 19 milje nga Roma, studiuesit thonë se vullkani është potencialisht më shpërthyes se ai malit të Vezuvit.

Pasojat e vullkanit Etna do ndihen në Shqipëri dhe Kosovë, ja masat që duhet të merrni

Shpërthimi i vullkanit në Siçili të Italisë pritet të shtrijë rrezen e tij ndikuese në të gjithë juglindjen e Evropës. Edhe pse ndodhemi me kilometra larg nesh, pasojat e vullkanit që shpërtheu dje në malin Etna, do të ndihen edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Faqja e parashikimit të motit, ‘Accuweather’ ka njoftuar se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug-lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropianë.

Riaktivizohet vullkani Etna

Vullkani aktiv Etna, i cili ndodhet në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish. Vullkani Etna, i cili që prej muajsh nuk ka qenë aktiv, është riaktivizuar dje në mesnatë. Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit. Gjithashtu njoftohet se ka vazhduar të qëndrojë i hapur aeroporti Fontonarossa në qytetin Katania, i cili në përgjithësi mbyllej për shkak të reve të hirit të shkaktuar nga shpërthimi i llavës së Etna-s.

Shpërthim i papritur i vullkanit Etna në Itali, 10 të plagosur

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një prej kratereve të vullkanit Etna që është në aktivitet. Mësohet se 10 të plagosurit u goditën nga materiali i llavës. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm 6 janë shtruar në spitalet e Catanias dhe Acireales. Në këtë mënyrë Etna rigjallërohet edhe njëherë me një fazë të re të shpërthyese të karakterizuar nga ujëvara llave, shpërthime dhe çlirimin e një derdhje të vogël. Rrjedha e llavës del nga “goja”, e cila u formua në “qafë”, që bashkon kraterin e vjetër dhe të ri të juglindjes.

Vullkani gjigant që kërcënon Japoninë

Brenda tre dekadave të ardhshme Japonia rrezikohet seriozisht nga një shpërthim gjigant i vullkanit Sakurajima, i ndodhur vetëm pak kilometra larg Kagoshimas, një qytet me mbi gjysmë milionë banorë. Alarmi është dhënë nga shkencëtarët japonezë që kanë skanuar kraterin e vullkanit. Sipas tyre, nën toka Sakurajima po grumbullon llavë me shpejtësi dhe është çështje kohe që ajo të shpërthejë me furi në sipërfaqe. Ajo që e bën akoma më alarmante situatën dhe ndërmarrjen e masave nga ana e autoriteteve, që të mos gjenden të papërgatitura, sipas grupit të studiuesve, është se në rast të një shpërthimi të fuqishëm vullkani rrezikon seriozisht që të prekë edhe centralin bërthamor të Sendait, që ndodhet vetëm 49 kilometra larg tij.

Vullkani më i madh i Islandës pritet të shpërthejë

Islanda ka lëshuar alarmin pasi vullkani më i madh i vendit u godit nga dridhjet më të mëdha që nga viti 1977. Dy tërmete të mëdha tronditën kraterin e Katlas të hënën në mëngjes, tha Zyra Meteorologjike e vendit në një deklaratë. Kjo u pasua nga të paktën 10 dridhje të tjera në vullkan, i cili ngrihet 1,450 metra në ajër në bregdetin jugor të ishullit të Atlantikut të Veriut. Katla ka shpërthyer herën e fundit më 1955 dhe 1999. Asnjëri nga shpërthimet nuk ishin mjaftueshëm të mëdhenj për të thyer akullin që mbulon një pjesë prej rreth dhjetë kilometrash.