vullnetarizmi

“Konsultim me Shoqërinë Civile mbi Raportin e vitit 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë”

Përmbledhje e aktivitetit me Shoqërinë Civile, organizuar nga Ministria e Integrimit

Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha, falënderoi përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për pjesëmarrjen në takim dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Gjithashtu vlerësoi si të një rëndësie të veçantë opinionet, komentet mbi Raportin e vitit 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe mënyrën sesi Shoqëria Civile i sheh problematikat dhe rekomandimet e këtij raporti.