WBIF

Masterplani për Alpet gati në 2017-ën

Gjatë vitit 2015 zona e Alpeve në Shqipëri ka qenë ndër më të vizituarat nga turistët e huaj, kryesisht ata të Europës Lindore. Për të rritur aksesin në këtë zonë, por edhe për tëpërmirësuar zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me pjesën tjetër të vendit qeveria ka parashikuar hartimin enjë masterplani. Ai është konceptuar si faza e parë e një projekti zhvillimi që do të financohet nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB). Përgatitja e Masterplanit bëhet e mundur nga një grant i instrumentit financiar të investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).