Xhamajka

Projekt për rikthimin e goceve të detit në Gjirin Xhamajka

Në një gji detar të lagjes Xhamajka pranë qytetit të Nju Jorkut, dikur kishte shumë goce deti. Peshkimi i tepruar dhe ndotja çuan në zhdukjen e tyre disa dekada më parë. Por qyteti i Nju Jorkut ka ndërmarrë një nismë për të risjellë përsëri gocën e detit në këto ujëra duke krijuar kushtet e nevojshme përmes krijimit të shkëmbinjëve nënujorë me tualete të riciklueshme. Materiali në vazhdim shpjegon funksionimin e kësaj metode. Pjesë të thyera të tualeteve – të kombinuara me guacka të ndryshme hidhen në Gjirin xhamajkan të Nju Jorkut.