Xhemal Mato

Diskutimet për projektligjin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Projektligji i ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, u diskutua sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe ekspertë të Mjedisit u shprehen rreth projektligjit. Gjatë diskutimit të projektligjit për importin e mbetjeve urbane në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, deputeti socialist dhe njëherazi nismëtari i ligjit, Eduard Shalsi tha se në import përfshihen mbetjet e riciklueshme. "Ne duam që të kuptohet qëllimi i mirë për importin e mbetjeve. Jemi të hapur të marrim sugjerime. Nuk duam që kjo çështje të politizohet", u shpreh Shalsi.

Jo politikë politikanësh por politikë mjedisi

Nga: Xhemal Mato Meqënëse në dy debate në media për ndërtimin e parkut të fëmijëve në Parkun e Tiranës i është referuar qëndrimit të shoqatës Ekolëvizja përfaqësuar nga unë, po sqaroj dhe një herë publikisht qëndrimin tonë për të mos u keqpërdorur nga politikat partiake. Ne e vlerësuam ftesën që ju bëri bashkia e Tiranës (ndonëse me vonesë) perfaqësuesvë të shoqatave mjedisore dhe shoqërisë civile, si një mundësi direkte për të komunikuar dhe ndikuar në ruajtjen dhe mirëmanaxhimin e Parkut të Madh të Tiranës në tërësi dhe për problematikën konkrete të parkut të fëmijëve në veçanti.

Luren e shkaterroi Sistemi

Kush e shuajti parkun e madh te Lures, te bukuren e dheut? Banoret e Lures, drejtuesit e ketyre komunave, biznesmenet e ndertimit, apo politikanet? Kesaj pyetjeje i pergjigjen keshtu ata qe kane ngele ne Lure: “ Luren e shkaterroi SISTEMI”. Me kete ata nuk e kane fjalen per sistemin demokratik por per nje lidhje te fuqishme qe u krijua dhe veproi brenda tij. Nje sistem njerezish dhe forcash qe e pushtoi vendin tone. Ne kete sistem jane sistemuar politikanet, psh deputeti i Lures qe kur shkonte ne Lure per te kerkuar votat, ju thoshte banoreve: