Yuri Milner

Miliarderi investon 100 mln $ për të gjetur Tokë tjetër

Investitori i internetit, miliarderi Yuri Milner ka shpallur një iniciativë për plot 100 milionë dollarë, për të kuptuar e për të njohur sa më mirë kozmosin, këtë herë duke krijuar e zhvilluar qindra anije të vogla hapësinore për të udhëtuar drejt sistemit tonë yjor dhe për të dërguar pas pamje dhe fotografi të rralla. Në një konferencë për mediat në Nju Jork, Milner shpalli planin “Përmes yjeve” që sipas tij synon të demonstrojë prova të konceptit të për anije të shpejtësisë së lartë. Kostoja e një aventure të tillë pritet të jetë ndjeshëm më e lartë se çdo projekt tjetër të realizuar deri më sot në fushën e shkencës ndërkombëtare.