Zamir Dedej

AKZM prezanton analizën vjetore të vitit 2015 dhe objektivat e vitit 2016

Më datë 16 shkurt 2016 u prezantua analiza vjetore e vitit 2015 dhe objektivat e vitit 2016 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). I pranishëm në analizën e vitit të parë të punës për këtë agjenci ishte Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe prezantimi u bë nga kreu i AKZM-së, Z. Zamir Dedej dhe drejtues të drejtorive rajonale të Agjencisë në mbarë vendin. Në fillim të takimit, Z. Dedej prezantoi punën e bërë gjatë një viti duke vënë theksin në ristrukturimin dhe organizimin e administratës së zonave të mbrojtura, forcimin e kapaciteteve menaxhuese, adminsitrimin dhe monitorimin e tyre.

Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm

Në Ditën Ndërkombëtare të Lumenjve, autoritetet shqiptare kanë dhënë alarmin. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura Zamir Dedej, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me këtë rast, tha se shtratet e lumenjve dhe grukëderdhjet e tyre janë dëmtuar seriozisht. “Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës.

Kreu i AKZM, Zamir Dedej: Ja zgjidhja për HEC-et në Valbonë

Nga: ERMELINDA HOXHAJ*

Parku Kombëtar i Valbonës rrezikon të dëmtohet nga ngritja e tri hidrocentraleve, atë të Valbonës, Çeremit dhe Dragobisë. Leja zhvillimore e këtij të fundit është dhënë nga qeveria Rama në vitin 2014. Veç komunitetit të zonës, shoqërisë civile, zërat kundër ndërtimit të HEC-eve janë shtuar edhe brenda mazhorancës. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Zamir Dedej, në një intervistë për “GSH” ka deklaruar se nëse ka vullnet politik, ndërtimi i HEC-eve në Parkun e Valbonës mund të ndalohet.

Moratorium edhe për HEC-et, WWF: Jo në parqe kombëtare

“Asnjë hidrocentral nuk duhet ndërtuar në Park Kombëtar. Për zonat të tjera, më pak të mbrojtura, duhet të ketë një analizë të hollësishme mbi përfitimet që ato na japin dhe më pas duhet të vendoset me kujdes, të gjendet një balancë me atë se çfarë humbasim nëse ndërtojmë hidrocentrale”. Ky është përfundimi i një analize të thelluar të Organizatës Botërore të Mjedisit. WWF, e cila i këshillon Qeverisë shqiptare që të ndalë ndërtimin e hidrocentraleve me moratorium, për t’i dhënë frymë natyrës, por edhe kohën e duhur autoriteteve të informohen lidhur me qindra leje koncesionare të dhëna në vend.

Pelikani Kaçurrel, shoqatat: Të mos cënohet hapësira e shpendit të rrallë

Pelikani Kacurrel, shpendi i rrallë që gjendet në lagunën e Karavastasë po shtohet kohët e fundit. Gjatë një seminari për planin e veprimit kombëtar të pelikanit Kacurrel, kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej tha se qetësia në lagunën e Karavastasë ka sjellë shtimin e këtij shpendi që sipas tij është pasuri kombëtare. “Jemi shumë të kënaqur që popullata pelikanit ka filluar të rritet. Lindjet e reja kanë një trend pozitiv. Kemi një trend në rritje të pelikanit nga ana tjetër kam konfirmime dhe nga Lezha dhe nga Shkodra për prani të pelikanëve në këto lloj lagunash.