zbulim

‘Bimët artificiale’ mund të kthejnë dioksidin e karbonit në karburant

Një formë artificiale e fotosintezës, proces i cili thith dioksidin e karbonit nga atmosfera, është shpikur nga një shkencëtar, i cili pretendon se pajisja e cilësuar si “një zbulim i madh” mund të përdoret për të zvogëluar ngrohjen globale. Bimët përdorin dritën e diellit për të kthyer dioksidin e karbonit në sheqer dhe pajisja e re vepron në një mënyrë të ngjashme, duke përdorur dritë ultraviolet dhe ajrin për të krijuar dy forma karburanti, të cilat më vonë përdoren për të krijuar energji elektrike.

“Bimët që ndriçojnë në errësirë” – Hulumtuesit zhvillojnë metodën

Hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë Massachusetts po zhvillojnë metodën e bimëve që shkëlqejnë në errësirë. Këta hulumtues, kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në kërkimin e tyre për t’i bërë bimët të shkëlqejnë në errësirë. Qëllimi i tyre i ardhshëm do të jetë krijimi i bimëve aq të ndritshme sa të mund ët ndriçojnë një hapësirë pune, e nëse e gjithë kjo bëhet realitet ato gjithashtu do të përdoren edhe për të transformuar pemët në ndriçim për makinat në rrugë.

“Flluska uji” në vend të shisheve plastike

Ndotja nga plastika është duke u bërë një problem gjithnjë e më i madh. Konsumi global i plastikës është rritur nga rreth 5 milionë tonë në vit në dekadën e viteve 1950-të, në gati 110 milionë tonë në vitin 2009. Plastika është material i vështirë që i duhet deri në 1 mijë vjet për t’u tretur. Madje edhe pasi degradon, përfundon në pjesëza mikroskopike helmuese në trupin dhe stomakun e kafshëve që ne konsumojmë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kevin Enochs, një kompani angleze ka krijuar një produkt që mund të ndihmojë për zgjidhjen e këtij problemi.

Amazonë, studiuesit zbulojnë 381 specie të reja

Hulumtuesit kanë zbuluar 381 speciesh të reja gjatë një studimi dyvjeçar në rajonin e Amazonës. Raporti është publikuar nga Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm i “Mamiraua” në Brazil, sipas të cilëve është gjetur mesatarisht një specie e re çdo dy ditë. Por të gjitha kafshët dhe bimët e zbuluara rishtazi u gjetën në zonat në rrezik nga aktiviteti njerëzor, paralajmërojnë autorët. Pylli i Amazon, më i madhi në botë, është i famshëm për shumëllojshmërinë e llojeve dhe habitateve të saj.

Astronautët zbulojnë "Toka" të reja

Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planete sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

Ujë, ujë kudo

Shtatë planetet, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën." Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetet “janë mjaftueshëm të ulta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe..." ndërsa planetet janë një habitat i shkëlqyer.

Australi, zbulohet gjurma gjigante e dinozaurit, 1, 75 metra e gjatë

Pranë Broome në gadishullin e Dampier, Australi është zbuluar gjurma më e madhe në botë e një dinozauri. Me një gjatësi prej 1, 75 metra, gjurma ka thyer rekordin e mëparshëm prej 106 centimetrash, të vendosur në qershor të vitit 2016 nga një gjurmë e zbuluar në Mongoli, në shkretëtirën e Gobit, nga studiuesit e Okayama University of Science. Sipas shkencëtarëve që bën zbulimin, një grup paleontologësh nga Universiteti i Queensland, në James Cook University, gjurma e zbuluar në jug të Cable Beach i përket në sauropodi, i gjatë 5,4 metra, që besohet të ketë jetuar 140 mln vjet më parë.

City Apps - Ndërtesat e veçanta “lundruese” që mund të përballojnë stuhitë

Bangladeshi është një nga vendet që preket më së shumti nga përmbytjet, stuhitë dhe ndikimet nga rritja e nivelit të detit. Konkretisht, në vitin 2016, Bangladeshi përjetoi katër ciklone, një numër rekord duke bërë një krahasim me vite më parë. Gjithashtu shkencëtarët flasin me shqetësim edhe për të ardhmen. Sipas hulumtuesit kryesor për klimën në vend, Atiq Rahman: Deri në vitin 2050, rritja e nivelit të detit mund të përmbytë 17% të tokës dhe të zhvendosë deri në 18 milionë banorë nga Bangladeshi.

Detektohen për herë të parë valë gravitacionale në Evropë

Për herë të parë, valë gravitacionale u regjistruan nga detektori evropian ”Virgo”, vënë së fundi në shërbim, në kuadër të një vëzhgimi të përbashkët me dy sisteme amerikane të fushës, njoftoi një ekip shkencor ndërkombëtar. “Valët gravitacionale janë përhapur në hapësirë gjatë 1,8 miliardë viteve para se të zbuloheshin nga detektori ‘Advanced LIGO’ i vendosur në Luiziane (SHBA), më pas 8 000 konda më vonë nga ai i vendosur në shtetin e Uashingtonit dhe në fund, 6 000 sekonda më pas nga ‘Advanced Virgo’ vendosur pranë Pizës në Itali”, theksoi sot CNRS-ja në një komunikatë.

FDA, kafshët nuk do të vdesin më për shkencën

Testimi tek kafshët ka qenë një pjesë e rëndësishme dhe e pandarë për avancimin e mjekësisë ndër vite. Në mënyrë që të aprovohen barnat e reja për njerëzit, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka kërkuar që të testohen fillimisht tek kafshët. Megjithatë, ndërkohë që testimi tek kafshët mund të tregojë nëse një ilaç mundet ose jo të jetë i rrezikshëm për individët, është e vështirë të garantohet kjo gjë kur përdoret nga individët. Megjithatë, një veprim i fundit nga FDA bën të mundur heqjen e kafshëve nga këto testime.

Gjurma gjigande zbulon sesi kanë jetuar dinosaurët

Zbulimi i një gjurme gjigande të një dinosauri mund të hedhë dritë më shumë mbi kafshët prehistorike. Në shkretëtirën Gobi është gjetur një gjurmë 106 cm e gjatë dhe 77 cm e gjerë, që besohet se i përket titanosauri, lloj dinosauri. Gjurma u zbulua në muajin gusht dhe besohet se kafsha ka jetuar 70 ose 90 milionë vite më parë. Kjo gjurmë do i shërbejë shkencëtarëve të studiojnë dhe zbulojnë më shumë mbi sjelljen dhe veçantitë që ka pasur titanosauri. Shinobu Ishigaki, profesor i Palaeontologjisë në Universitetin Okayama bëri të mundur zbulimin së bashku me grupin monglian të Akademisë së Shkencave.

I kërcënuar nga hidrocentralet, lumi i fundit i egër në Europë zbulon sekretet e tij

Në prill të këtij viti, rreth 30 shkencëtarë nga katër vende europiane u zhvendosën për një javë pranë fshatit Poçem në luginën e Vjosës në jug të Shqipërisë – e cila sipas aktivistëve mjedisorë kërcënohet nga projektet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve – për të hulumtuar biodiversitetin e pastudiuar më parë të lumit dhe për të vlerësuar transportin e sedimenteve, çfarë përcakton dhe jetëgjatësinë e digave të projektuara në rrjedhën e tij.

Ka ujë në 7 vite dritë larg nesh

Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët, Wise dhe Spitzer, e që prej atëherë gjithnjë ka ngjallur interesim të madh nga ana e astronomëve duke qenë se ai është trupi qiellor më i ftohtë jashtë sistemit tonë diellor Për herë të parë u zbulua një trup qiellor jashtë sistemit tonë diellor që ka gjurmë resh të përbëra nga uji. Ky është një objekt me masë më të madhe sesa planetët më të mëdhenj, e më specifikisht është 5 herë më i madh sesa Jupieri, por më i vogël se një yll.

Kamerat fiksojnë kafshët e rralla, dhia e egër fotografohet në Nikaj-Mërtur

Nikaj - Mërtur është një prej zonave më të pasura dhe të rëndësishme për praninë e gjitarëve të mëdhenj dhe atyre me trup mesatar. Ariu i murrëm, ujku, derri i egër, kaprolli dhe simboli dhe krenaria e alpeve shqiptare, dhia e egër, janë fotografuar nga kamerat – kurth, të vendosura nga ekspertët e Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Gjithashtu, janë fotografuar të tjera lloje të rëndësishme për zonën, si: macja e egër, baldosa, zardafi dhe dhelpra.

Kimistët kthejnë aksidentalisht dioksidin e karbonit në karburant

Vitin e kaluar, afro 38.2 miliardë ton dioksid karboni u hodh në ajër nga djegia e lëndëve djegëse fosile si qymyri e nafta. Por shkencëtarët kanë ardhur me një ide të re për të konvertuar gazin në një produkt të dobishëm si etanol. Hulumtuesit e zbuluan këtë ide aksidentalisht, por nëse procesi mund të bëhet në rrugë industriale, do të ndihmojë në zvogëlimin e efekteve të ngrohjes globale. Shkencëtarët në Departamentin e Laboratorit Kombëtar zhvilluan një proces elektrokimik duke përdorur pjesë të vogla karboni dhe bakri për të kthyer dioksidin e karbonit në një gaz serë, etanol.

Kjo molekulë e re mund të grumbullojë energji diellore pa panelë diellorë

Diskutimi mbi klimën ka vazhduar për dekada të tëra që kur ne së pari zbuluam se ndikimin njerëzor në mjedis. Që prej asaj kohe, shumë hulumtues janë bashkuar sëbashku për të mundësuar risitë që zvogëlojnë gjurmët e karbonit industrial. Një risi e tillë është fleta molekulare. Liang-shi Li në Universitetin e Indianës dhe një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh zbuluan këtë mënyrë të re për të ricikluar dioksidin e karbonit në atmosferën e Tokës. Me përdorimin e dritës ose elektricitetit, molekula e ndërtuar nga ekipi mund të shndërrojë gazet e njohura serrë në monoksid karboni.

Kultivimi i orizit me ujë të kripur?! Shkencëtarët kryejnë një eksperiment “të vështirë” por të suksesshëm. Rriten shpresat për fermerët

Një shkencëtar në moshës 87 vjeçare në Kinë, i quajtur Yuan Longping ka zhvilluar me sukses një eksperiment për kultivimin e orizit, duke përdorur ujin e detit. Orizi përbën një ndër ushqimet kryesore për mbarë popullsinë globale, por përmbushja e kërkesës është e vështirë për shkak të mungesës së ujit të ëmbël që kërkohet për kultivimin e tij. Rritja e orizit me ujëra të kripura, duket pothuajse i pamundur, sepse kripa thekson procesin e absorbimit të ujit nga bimët. Në mënyrë të veçantë, uji i kripur e bën fotosintezën dhe frymëmarrjen më të vështirë për gjethet dhe ngadalëson rritjen deri në vdekje.

Lamtumirë naftë?!

Në dy studime të ndryshme paralele me njëri-tjetrin, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim të njëjtë, që mund të përkthehet në fund të varësisë nga energjia e naftës dhe derivateve të saj. Bëhet fjalë për një studim të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) në SHBA dhe të Joint Europian Torus (JET) në Europë. Në të dyja rastet shkencëtarët thonë se kanë bërë një hap të madh përpara drejt energjisë së pastër dhe pa limit. Ata thonë se kanë zbuluar një metodë të re për gjenerimin e energjisë nga procesi i shkrirjes (bashkimit) të atomeve të hidrogjenit (fusion).

Mënyra me kosto të ulët për të prodhuar burimin më të pastër të energjisë në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar një katalizator me kosto të ulët dhe efikas për ndarjen e ujit për të krijuar hidrogjen. Kjo do të thotë se forma më e pastër e energjisë në botë, hidrogjeni, mund të prodhohet më lehtë dhe me çmim të ulët.

Ndarja e ujit
Fizikantët në Universitetin e Hjustonit kanë zbuluar një katalizator me kosto të ulët, efikas dhe lehtësisht të disponueshëm që mund të ndajë ujin në hidrogjen dhe oksigjen. Katalizatori është shumë më efikas se opsionet e tjera që janë përdorur më parë dhe për shkak se prodhohet nga metafosfati në një platformë të përçueshme të nikelit, kjo është edhe më e qëndrueshme dhe më e lirë për të prodhuar.

NASA zbulon trup të ri qiellor në sistemin diellor

Shkencëtarët e Agjencisë Amerikane për Hulumtime në Hapësirë (NASA) kanë njoftuar për zbulimin e një trupi të ri qiellori, që lëviz mes yjeve të sistemit diellor. Nga NASA thonë se meteori i ri apo kometa e re është zbuluar përmes teleskopit Pan-STARRS1 në bazën në Hawaii dhe se bëhet fjalë për një trup me diametër prej 400 metra, që lëviz me shpejtësi mes yjeve. Shkencëtarët e kanë emëruar "A/2017 U1", ndërsa besojnë se i njëjti ka ardhur nga jashtë sistemit diellor.

NASA: Brenda 20 viteve zbulojmë jetë jashtëtokësore

Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme. Në vitet e fundit sfidat për NASA-n janë shumëfishuar, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore. Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa.