Zelande e Re

Auckland, qyteti që shtrihet mbi më shumë se 50 vullkane

Megjithëse është i vendosur në një fushë vullkanike, me të paktën 53 vullkane, në qytetin modern të Aucklandit jetojnë rreth 1. 4 milion banorë (31 për qind e popullsisë së Zelandës së Re). Ky qytet me shumë rrokaqiej komercial është qendër financiare e biznesit dhe një nga qendrat më të rëndësishme detare të botës. Vullkanet janë përgjegjëse për rreth 90 shpërthimet në 90. 000 vitet e fundit dhe askush me siguri nuk mund të thotë se kur do të ndodhë i shpërthimi i radhës, në këtë qytet, që në fakt është një vatër e magmës së nxehtë nën sipërfaqen e tokës.

Balenat dalin në breg, vazhdon fenomeni shqetësues

Fenomeni i balenave të ngecura në cektinë ka marrë përmasa shqetësuese pasi, 240 të tjera dolën në bregun e Zelandës së Re. Në orët e para të së shtunës vullnetarët ndihmuan në rikthimin në thellësi të 100 prej më shumë se 400 balenave që ngecën në cektinë të enjten. 300 të tjerat ngordhën teksa vullnetarët u vunë në garë me kohën për të mbajtur të gjalla të mbijetuarat duke i freskuar me ujë. Edhe pse fenomeni nuk është i pazakonte, ai është më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re.

Gjenden 300 balena të ngordhura në bregdetin e Zelandës së Re

Afro 300 balena janë gjetur të ngordhura në brigjet e Zelandës së Re, pasi për arsye ende të pakuptueshme kishin dalë në breg të detit. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik por edhe atë botëror, pasi bëhet fjalë për një nga tragjeditë më të mëdha të këtij lloji. Qytetarë të shumtë kanë shkuar në vend-ngjarje si vullnetarë për të shpëtuar jetën e afro 100 balenave të tjera, teksa e menjëhershme ka qënë edhe ndërhyrja e autoriteteve.

Ishulli i humbur i Paqësorit, i mbuluar nga mbetjet

Kur një ekip kërkuesish mbërriti në një ishull të pabanuar në mes të Oqeanit Paqësor, ata u habitën duke gjetur 38 milionë mbetje në breg. Pothuajse të gjitha këto mbetje ishin prej plastike: lodra, furça dhëmbësh, çakmakë, shishe, domino dhe qindra kaska me ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Sipas kërkuesve, dendësia e mbetjeve ishte më e larta e regjistruar në ndonjë vend tjetër të botës, pavarësisht se ishulli Henderson ndodhet shumë larg. Ishulli gjendet midis Zelandës së Re dhe Kilit e është i njohur nga UNESCO si një pikë trashëgimie botërore.

Katedralja ortodokse me tuba kartoni në Zelandën e Re

Mbrojtja nga materialet e dëmshme është një nga prioritetet e arkitektëve të shekullit të fundit, të cilët mundohen gjithmonë për të gjetur zgjidhje sa më të mira për të sfiduar kushtet atmosferike apo fatkeqësitë e ndryshme natyrore, edhe pse keto të fundit vështirë se mund të parandalohen. I tillë është edhe rasti i katedrales ortodokse, në rajonin e Canterbur-it në Zelandën e Re, e cila u shkatërrua në 2011-n si pasojë e një tërmeti 6.3 ballë. Pas shkatërrimit, kjo kishë nuk u rikonstruktua me materiale të zakonta ndërtimi por me tuba kartoni dhe kjo është pikërshit ajo çka e bën këtë katedrale më të veçantën, jo vetëm në Zelandën e Re, por në të gjithë botën.

Krijesa që tmerroi turistët në Zelandën e Re

Një person është shokuar pasi zbuloi një krijesë tmerruese detare me sy të mëdhenj në një plazh të Zelandës së Re. Ai është Martin Stehlik, nga Republika Çeke dhe ishte duke shëtitur me xhaxhanë e tij, George Plesky, kur pa gjallesën si peshkaqen me bisht të gjatë dhe e fotografoi atë. Ai ka deklaruar për “The Northen Advocate” se: “Ishte shumë e çuditshme sepse ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, me sy të mëdhenj të zi. Ishte shumë e pazakontë”. Mediet vendase shkruajnë se eksperti i Departamentit të Ruajtjes së peshkaqenëve, Clinton Duffy, ka deklaruar se krijesa është peshkaqen shirës që gjuajnë larg gjirit dhe shihen shumë rrallë pranë plazheve.

Tërmet 7.1 ballë në Zelandën e Re, s'ka panik për tsunam në Paqësor

Një tërmet i fuqishëm, 7.1 ballë i shkallës Rihter, ka goditur Zelandën e Re. Tërmeti kishte si epiqendër verilindjen e qytetit Gisborne dhe kishte një thellësi prej 19 milje. Deri tani nuk raportohet për njerëz të dëmtuar apo dëme materiale. Gjithashtu, tërmeti nuk paraqet ndonjë rrezik për tsunami në Paqësor. Rezidentëve të një komuniteti të vogël në brigjet lindore të Ishullit Verior të Zelandës së Re u është kërkuar të evakuohen pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi vendin, e që epiqendrën e pati në det.

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re

Një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.3 ka goditur ishullin jugor të Zelandës së Re. Tëmeti i dyti erdhi disa orë pas të parit, si pasojë e të cilët mbetën të vdekur 2 persona. Tërmeti i dytë u regjistrua në 13:45 më kohën lokale me thellësi 10 km në verilindje të Christchurch. Tërmeti i parë 7.8 ballë i shkallës rihter që goditi ishullin jugor të Zelandës së Re, u ndoq nga një tsunami 2 orë më vonë. Një dallgë 2.5 metra e lartë u regjistrua në Kaikoura, 181 km në veri të Christchurch.

Zelandë e re, lumit i njihen të njejta të drejta ligjore si një qenie njerëzore

Lumit të tretë për nga madhësia, të Zelandës së Re iu dhanë të njëjtat të drejta ligjore si të një qenieje njerëzore, një ngjarje e parë për herë të parë në botë. Legjislacioni i ri bashkon precedentin ligjor Perëndimor me misticizmin e fisit Maori. Sipas këtij të fundit – një fis i vendosur afër lumit Whanganui në Ishullin Verior, i cili ka qenë duke luftuar për të mbrojtur të drejtat e tyre për lumin që prej viteve 1870 – përpjekjet e tyre për të mbrojtur linjët kryesore të lumit nga lidhja e madhe shpirtërore e fisit me natyrën. “Qasja për t’i dhënë lumit një personalitet ligjor është unike.

Zelandë e Re, stuhia dhe dëbora përfshijnë vendin

Banorët në Zelandën e Re po përballen me erëra të dhunshme, rrebeshe e deri reshje dëbore, që kanë shkaktuar edhe probleme në fluturime e ndërprerje të energjisë elektrike. Shteti-ishull i Paqësorit Jugor u godit nga erëra që mbërrinin shpejtësinë 160 km në orë. Mbi 10 mijë banesa e biznese mbetën pa energji elektrike, një sërë autostradash u mbyllën e tragetet u pezulluan prej dallgëve të larta. Zelanda e Re është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të motit këto muajt e fundit.

Zelandë e Re: Pinguini syverdhë, përballet me zhdukjen

Ashtu si kiwi i rrezikuar, zogjtë detare janë në rrezik pavarësisht shfaqjes në broshurat turistike, në tabelat e aeroportit dhe në kartmonedhën 5$. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se portreti i Zelandës së Re pinguinët, të shfaqur në tabelat përshëndetëse në aeroportet kryesore të vendit, mund të zhduken nga kontinenti në 25 vjet. Vendet e mbarështimit të njëpasnjëshëm tani janë "të shumtë dhe të heshtur", pasi zogjtë kapen nga rrjetat e peshkimit, vriten nga toksina të paidentifikuara në det dhe vuajnë për shkak të degradimit të përgjithshëm të mjedisit detar nga njerëzit.