zhvillim i qendrueshem

“100 fshatrat”, modeli për zhvillimin e integruar rural

Zhvillimi rural i vendit ka marrë një vëmendje të gjerë të qeverisë në këto vitet e fundit. Programi më ri i qeverisë “100 fshatrat” synon të krijojë për herë të parë modelin e suksesit në zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira evropiane.

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

“Identifikimi i aktorëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të qëndrueshëm si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna”

Aleanca e Alpeve Shqiptare mbajti takimin e parë të projektit “Identifikimi i aktorëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të qëndrueshëm si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna”, pranë ambienteve të Shoqatës. Takimi u udhëhoq nga drejtuesi I rrjetit, Z. Petrit Imeraj. Takimi u zhvillua me pjesemarrjen e partnereve te projektit dhe perfaqesueseve te organizates SWG.

“Logu i Bjeshkëve” Traditë - Kulturë – Produkt

Me datë 12 Gusht 2018, në Qafë të Predelecit në Kelmend, u organizua eventi i përvitshëm “Logu i Bjeshkëve”. Kjo festë që tashmë i ka dhënë famë dhe e karakterizon zonën, është bërë një traditë, ku cdo vit mblidhen miq të artit, kulturës, natyrës për të parë “trashëgiminë” e kurorës së Mis Bjeshkës nga viti i kaluar në më të bukurën e këtij viti. Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare” mori pjesë këtë vit si një ndër organizatorët e këtij eventi tri-kombësh (Shqipëri – Kosovë – Mal i Zi) me anë të projektit të saj. Projekti “Logu i Bjeshkëve” Tradite - Kulture – Produkt u mbështet nga GIZ. Ky projekt, me anë të mbështetjeve edhe nga partnerë të tjerë, dyfishoi numrin e Skuadrës së Gjelbër për të pasur një efektivitet më të madh.

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

“Po fundoset”, një nga kryeqytetet më të dendur të botës drejt zhvendosjes

Qeveria indoneziane thotë se synon të zhvendosë kryeqytetin e saj federal, Xhakarta brenda dy viteve të ardhshme, por do ta mbajë atë si qendër financiare dhe biznesit për vendin. “Xhakarta Post” citoi ministrin e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar Bambang Brodjonegoro, të ketë thënë se kishte diskutuar me Presidentin për zhvendosjen e Pallatit Presidencial. Sipas Bambang, i cili kryeson Agjencinë e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar (Bappenas), Jokowi foli për studimin e fizibilitetit dhe diskutoi fondet për zhvendosjen.

“SFIDAT E ZHVILLIMIT TË QENDRUESHËM TË RAJONIT TË KORÇËS DHE ROLI I SHOQËRISË CIVILE”

Koalicioni “Për një Rajon të Gjelbër” përbëhet nga organizata të shoqërisë civile, organizata me bazë komuniteti, grupe interesi, biznese dhe individë, të cilët punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushat e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së biodiversitetit, menaxhimit e përdorimit të pyjeve e kullotave, agrobiznesit, turizmit, zhvillimit të burimeve alternative e përdorimit efiçent të energjisë dhe në tërësi zhvillimit të qëndrueshem. Anëtarësia është e hapur si për organizatat lokale e rajonale ashtu edhe ato kombëtare.

20 milion shishe uji me logon e Objektivit të 3 për Zhvillim të Qëndrueshëm

Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në bashkëpunim me biznesin shqiptar prezantuan një partneritet të ri mes tyre që synon për të rritur ndërgjegjësimin dhe gjeneruar mbështetje për t’i bërë Objektivat Globale realitet në Shqipëri. OKB dhe një kompani biznesi që operon në sektorin ushqimor, po punojnë për t’i sjellë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm më pranë çdo shtëpie nëpërmjet ujit të ambalazhuar, i cili shpërndahet gjerësisht në mbarë Shqipërinë në dyqane, supermarkete, institucione, biznese private etj.

AKB prezanton një projekt pilot për turizëm të qëndrueshëm

Është idea e krijimit të një modeli të turizmit të qëndrueshëm midis zonave bregdetare dhe atyre malore. Zona e përzgjedhur është Borsh-Kanionet e Nivicës –Zagorie, që do të bëjë të mundur krijimin e një produkti turistik të veçantë për Shqiperinë. Vizitorët e zonës bregdetare do të kenë mundësinë që në një kohë të shkurtër nga Borshi -Piluri dhe Qeparoi të mund të udhëtojnë në zonën malore të Kurveleshit për të gjetur peizazhe unikale dhe turizëm malor i kombinuar ky me atë bregdetar. Në këtë mënyrë banorët e këtyre zonave të izoluara nga terreni do të kenë mundësi të përfitojnë nga turizmi bregdetar por në këtë mënyrë mund të zhvillojnë turizmin e tyre gjithëvjetor i lidhur ky edhe me bregdetit.

Butrinti pret 170 mijë turistë

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj. Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Dibër, zhvillim i qëndrueshëm nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve

Turizmi, botërisht, është një nga industritë më të suksesshme me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Rritja e turizmit vjen si pasojë e disa faktorëve; qofshin këto natyrorë, kulturorë etj. Kohët e fundit vërehet një shtrirje e turizmit, duke larguar vëmëndjen e tepruar në “vetëm” turizmin bregdetar apo në vende te zhvilluara, dhe duke u përhapur në disa fusha; qofshin këto turizëm malor, apo turizëm me objektiv njohjen e kulturave të reja e vendeve me pak të zhvilluara ekonomikisht duke larguar fokusin nga gradaçelat, por duke u fokusuar ne forma të reja në ndihmë të zhvillimit turistik global.

Ekspertja amerikane flet për HEC-et në Shqipëri

Potenciali i zhvillimit të këtij turizmi në Shqipëri. Flet ekspertja amerikane për turizmin e aventurës, Paige Viren Turizmi i aventurës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë drejt Shqipërisë, duke ndjekur trendet e kësaj industrie në botë. Ekspertja amerikane për turizmin e aventurës, Paige Viren, tregoi për “Monitor” se si mund të përfitojnë komunitetet lokale duke ruajtur balancën ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Ajo ngre shqetësimin e largimit të të rinjve nga zonat me potencial zhvillimi…

Fillon procesi për hartimin e Raportit të Harmonizimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Sot më 11 Prill, është zhvilluar në Tiranë takimi për përgatitjen e Raportit mbi Harmonizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) - Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara, me kuadrin strategjik kombëtar. Qëllimi i këtij takimi është lançimi i procesit për hartimin e Raportit të Harmonizimit të OZHM-ve me kuadrin strategjik të vendit, duke paraqitur dhe konsultuar metodologjine e punës së Raportit, si edhe çështjeve kryesore të lidhura me OZHM-t. Ky takim i shërben në vijim procesit për zbatimin e OZHM-ve, dhe Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm, për të cilin Qeveria Shqiptare ka nënshkruar Deklaratën në Samitin e Asamblesë së Përgjithshme te OKB, në shtator 2015.

Hawking përsërit: Duhet të largohemi nga Toka

Është astrofizikanti më i zëshëm i ditëve tona e në të njëjtën kohë është më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit. Stephen Hawking nuk ngurron që të ripërsërisë sa herë që i jepet mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga Toka. Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia, i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë shkencën komplekse. “Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai.

Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrintit. Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.

Lançohet botimi në shqip i axhendës së re urbane, Gjermeni: Orienton zhvillimin e qyteteve

Pak muaj pas miratimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III) në Quito, (Equador), Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me UN Habitat 3, lançuan botimin në gjuhën shqipe të Axhendës së Re Urbane. Ceremonia e lançimit të dokumentit të rëndësishëm u konceptua në formën e një mëngjesi pune (Urban Breakfast-Good Morning Tirana), me pjesëmarrjen e ministres së Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, ministrit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi, zv.Sekretari i Përgjithshëm i Habitat III, z. Kumaresh Misra, Drejtores Ekzekutive të PNUD në Shqipëri, znj. Limaya Eltayeb, si dhe përfaqësues të institucioneve të linjës, partnerëve ndërkombëtarë, medias e shoqërisë civile.

Lezhë: Ruajtja e habitateve, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillim të qëndrueshëm

Pas një pune prej më shumë se 4 muaj vijnë edhe rezultatet e para të projektit “Ruajtja e Habitateve të një rëndësie të veçantë, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”. Në promovimin e këtij produkti më datë 11 Prill, në Njësinë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë u zhvillua seminari trajnues “Ruajtja dhe konservimi i habitatit të pyjeve të dushkut (quercus), në Ekonominë Pyjore “Brinjat e Tertonit”, duke përdorur prerje komerciale, me strukturat e administrimit të pyjeve në Bashki dhe përfaqësues të Njësive Administrative të Bashkisë Lezhë.

Londër: Transporti në qytet, zero shkarkime në vitin 2050

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Kahn, njoftoi një nismë të madhe për të bërë transportin brenda qytetit me zero shkarkime karboni deri në vitin 2050. Duke thënë këtë, qyteti do të duhet të sigurojë që infrastruktura e tij mund të lehtësojë siç duhet ndryshimin drejt automjeteve elektrike. Një aspekt i rëndësishëm i sistemit të transportit publik të qytetit është tashmë elektrik, kryesisht sistemi hekurudhor nëntokësor. Prandaj, pjesa më e madhe e përpjekjeve do të synojnë uljen e shkarkimeve nga automjetet. Plani shpreson të ulë numrin e udhëtimeve në tre milion çdo ditë.

Mbillen “farat” e ruajtjes së Liqenit të Ohrit

Ndotja e liqenit të Ohrit nga mbetjet dhe ujërat e zeza nga njëra anë, shfrytëzimi i ujit të tij për nevojat e bujqësisë nga ana tjetër janë një kërcënim serioz i ekosistemit të këtij liqeni. Ndërgjegjësimi i banorëve lokalë fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur. Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) beson se ata që mund të japin garanci afatgjatë për ruajtjen e liqenit janë të rinjtë që banojnë në këto zona.

  • 1
  • 2