zhvillim rural

Çel siparin Parlamenti i parë Rural Shqiptar

Çeli sot punimet në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës parlamenti i parë Rural Shqiptar i cili përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. PRSH është instrumenti përmes të cilit Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), i përbërë nga 22 organizata vendore të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës kërkojnë të advokojnë për zhvillimin rural në Shqipëri, dhe të sigurojë që agjenda rurale dhe prioritetet e saj do të reflektohen në politikat rajonale, kombëtare dhe vendore.

Dyndja drejt qytetit shpopullon fshatrat, si po tkurret popullsia rurale në Shqipëri

Popullsia rurale në Shqipëri po pëson tkurrje vit pas vit. Në vitin 2016 popullsia që jetonte në fshat përbënte rreth 42 për qind të totalit. Në harkun kohor të 10 viteve, popullsia që jetonte në fshatra u zvogëlua me 20 për qind (shiko grafikun). Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Malit të Zi për përqindjen më të ulët të popullsisë rurale, shkruan Monitor. Nga të dhënat e përpunuara nga ourworldindata.org, vetëm 36 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale në Malin e Zi.

Konsolidimi i tokës dhe zhvillimi rural e bujqësor

Modernizimi i shoqërisë rurale, mundëson përmirësimin rrënjësor të cilësisë së jetës së popullsisë rurale, ngushtimin e dallimeve rural–urbane në drejtim të shërbimeve, nivelit ekonomik, zhvillimit të komuniteteve rurale, por edhe të ndryshimeve të thella në zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Bujqësia përbën bazën ekonomike për popullsinë rurale dhe shërben si një burim punësimi për 50% të forcave të afta për punë në shkallë vendi. Popullsia rurale është shumë më tepër e varur nga bujqësia se sa në shumicën e vendeve të Evropës.

Mbështetja - Bujqësia, në 2017 jepen 17 mln lekë më pak se në 2016

Edhe pse bujqësia ka qenë një ndër sektorët më të përfolur për të cilin është premtuar mbështetje dhe reforma pa fund të dhënat tregojnë se ajo është lënë në harresë. Buxheti i shtetit i ka akorduar Ministrisë së Bujqësisë vetëm 10.1 miliardë lekë ose 17 milion lekë më pak se një vit më parë në një kohë që nevojat për investime janë shumë të mëdha. Në total, bujqësia në Shqipëri merr vetëm 2 për qind të buxhetit ndërkohë që ka një peshën kryesore në programin e bujqësisë për këtë vit e ka mbajtur sektori i ujitjes dhe kullimit siguria ushqimore, zhvillimi rural e agroindustria dhe menaxhimi i peshkimit.

Pylltaria, investimet dhe mundësitë për zhvillimin rural

Në Shqipëri kur flitet për zhvillimin rural ka një tendencë të përfshihen vetëm sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërkohë që pylltaria shihet si sektor më vete apo i izoluar që lidhet vetëm me sigurimin e lëndës drusore, druve të zjarrit apo produkteve të tjera drusore dhe jo drusore si dhe me mbrojten e tokës nga erozioni. Pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e prodhimit bujqësor e blegtoral, duke u bërë shpesh mburojë buzë kanaleve në mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe rregulluar rrjedhjen e ujit si dhe janë burim ushqimi për blegtorinë.