Zimbave

Zimbabve, vritet rinoceronti i zi, ndër më të rrallët në botë

Ntombi, një rinoceront i zi, pjesë e listës së kafshëve në rrezik zhdukjeje, është qëlluar dhe plagosur rëndë nga kontrabanduesit në parkun kombëtar “Matopo” në Zimbabve por autoritetet thanë se e kishin të pamundur që të shpëtonin kafshën ndaj e kishin vënë në gjumë. Parku kombëtar i Zimbabve dhe Autoriteti për mbrojtjen e kafshëve tha për mediat përmes një njoftimi se: “Rinoceronti u qëllua me 3 plumba në tre këmbë të ndryshme dhe me një tjetër pranë qafës. Kafshë qëndroi për disa orë i palëvizshëm dhe e kishte të pamundur për tu ngritur sërish në këmbë, aq sa e pati të pamundur të konsumojë ujë dhe ushqim”.