zona bregdetare

Harta e plazheve më të pastra dhe më të pista në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, duke i vlerësuar ato sipas cilësisë së tyre. Nga harta e publikuar mbi monitorimin e plazheve, bie në sy fakti se janë 53 plazhe me cilësi të shumë të mirë, në krahasim me 12 plazhet që janë vlerësuar me cilësi të keqe. Nëse i referohemi hartës në fjalë, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, por pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.

Përmirësimi i efektivitetit të mbulimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

Në kuadër të iniciativës së Granteve të Vogla, realizuar me mbeshtetjen e WWF, UNDP dhe CEPF, INCA po vazhdon punimet për instalimin e infrastrukturës ndihmëse turistike në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan. Investimi i Granteve të Vogla konsiston në:

- riparimin e molit të vjetër ushtarak në Gjirin e Shën Vasilit duke e bërë një mol të sigurt për ankorimin e varkave turistike gjatë sezonit të verës;

- instalimin e dy shtigjeve tokësore në Gadishullin e Karaburunit;