zonat e mbrojtura

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

230 mijë turistë rrugëtojnë nga Velipoja në Theth, ja bukuritë marramendëse në zonat e mbrojtura të Shkodrës

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini. Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se “Velipoja pati prioritet këtë verë edhe për arsye të motit të freskët që largoi për disa ditë pushuesit e plazheve drejt kësaj zone me një bukuri të rrallë natyrore dhe mundësi vëzhgimi të shpendëve ujorë”.

31 Korrik 2018 – Festojmë Ditën Botërore të Rangers-ave

Për të dytin vit radhazi në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAL, të financuar nga Bashkimi Evropian, festojnë sot Ditën Botërore të Rangers-ave. Dita Botërore e Rangers-ave festohet cdo vit në mbarë botën më 31 korrik duke përkujtuar dhe vlerësuar punën e palodhur dhe rolin e rëndësishëm te Rangers-ave për mbrojtjen e vlerave të zonave të mbrojtura.   Rangersat luajnë në rol kyç në ruajtjen e zonave të mbrojtura, duke siguruar jo vetëm informimin e vizitorëve, por duke u kujdesur për mbrojtjen e florës dhe faunës, për parandalimin e zjarreve, ruajtjen e hapësirave publike, infrastrukturës si dhe mbrojtjen ndaj veprimeve të paligjshme si gjuetia e shpendëve apo prerja e paligjshme e drurëve në zonat e mbrojtura.

4 ministra të qeverisë shqiptare bashkë për zhvillim të qendueshëm të zonave të mbrojtura

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan sot Forumin Koordinues “Rrjeti i Zonave të Mbrojtura: Modeli i ardhshëm i zhvillimit të qëndrueshëm – hapat e mëtejshëm për një menaxhim më të mirë”. Ky forum mblodhi në një panel 4 Ministra të  Qeverisë Shqiptarë, z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Zj. Milva Ekonomi, Ministër i Ekonomisë, si dhe përfaqësuesit më të lartë të organizatave partnere e donatore UNDP, Delegacioni Evropian, GIZ etj.

A ka strategji? Gjirokastra po shembet

Dorëzohen edhe vetë monumentet. Pak ditë më parë, DRKK Gjirokastër, që kujdeset për to, ka deklaruar se 20 banesa rezultojnë në fillim të vitit 2016, në rrezik shembjeje, përveç atyre që janë shembur ndërkohë. Duket se rrënimet në këtë qytet nuk do mbarojnë, derisa muzeu të mbetet veçse një “kufomë” e lagjes së dikurshme. Mediat po japin raportime të shpeshta të dëmeve, ndërsa sensibilizon mbi këtë situatë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, shprehet se Gjirokastra është në limitet e emergjencës. Çfarë po ndodh në Gjirokastër?

Aktivitet mjedisor për Zonat e Mbrojtura

Në një nga mjediset e Hotel Tirana Internacional po prezantohet plani i menaxhimit të Peisazhit Natyror Lumi Buna dhe i Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.Të pranishëm janë zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM Zamir Dedej, drejtues të IUCN dhe Cooperacione Italiane, etj. Ky aktivitet për stafin e AKZM zhvillohet me mbeshtetjen e IUCN dhe Cooperacione Italiane. Sipas metodologjisë së përdorur në këto dy plane, do hartohen edhe planet e tjera të menaxhimit për zonat e mbrojtura.

Aktivitete ekonomike të qëndrueshme në zonat e mbrojtura detare mesdhetare

Misioni i monitorimit nga Banka Botërore e investimeve të CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund) në rajonin e Ballkanit, ndodhet në Vlorë. AdZM Vlorë, si një nga përfituesit kryesorë të këtyre investimeve kryesisht në Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan, zhvilloi një takim ku të pranishëm ishin vlerësues të Bankës Botërore, Oficeri i programit të Ballkanit dhe menaxheri i ekipit të Mesdheut për CEPF. Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i efektivitetit të projektit "Aktivitete ekonomike të qëndrueshme në zonat e mbrojtura detare mesdhetare" për institucionet, aktorët vendorë dhe mundësitë e vazhdimësisë në të ardhmen.

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë

Projekti pesëvjecar "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" ka ardhur në fundin e tij, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në progresin e bërë në fushën e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri. Projekti – i zbatuar nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit (MM) dhe Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM), i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) - ndihmoi në formimin e një kuadri të ri kombëtar institucional për zonat e mbrojtura, në inicimin e ndryshimeve legjislative dhe forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura me efektivitet.

Dita Evropiane e Parqeve në Kukës e Tropojë

Ditën e djeshme më 24 maj, në Shishtavec në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, Kukës në kuadër të Ditës Evropiane të Parqeve, dhe njëkohësisht ditës së hapjes të sezonit turistik, nga AdZM, Këshilli i Qarkut Kukës, Bashkia Kukës u organizuan disa veprimtari. Në këto veprimtari morën pjesë banorë të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Kukës, kryetari i komunës kufitare të Dragshit Kosovë, të ftuar nga institucione të tjera vendore dhe universitare.

Horizont EU aktivitete për parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura

Horizont EU ka një marrëdhenie të ndërsjelltë e të vazhdueshme me bashkitë Lushnjë e Divjakë, veçanërisht me Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta si partner i rëndësishëm sa i përket çështjeve mjedisore. Fillimi i verës si dhe rritja e temperaturave ishte tema e diskutimit të radhës. Shqetësimi që ngritën përfaqësuesit e kësaj agjencie drejtuar nga Ardian Koçi, janë zjarret të cilat mbeten një rrezik i vazhdueshëm dhe mjetet për ta luftuar janë vetëm ato rrethanore, pra gati zero.

Indinjohen gjuetarët e ndershëm

Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqatës së Gjuetarëve në qarkun e Korçës janë shprehur tepër të revoltuar me propozimin e fundit për shtyrje të ligjit nr. 7 / 2014 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka hyrë në fuqi që në vitin 2014 dhe afati i zbatimit të tij pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Moratoriumi u shpall në kushtet e nevojës emergjente të mbrojtjes së llojeve të faunës së egër në vendin tonë, duke qenë se gjatë dekadave të fundit, popullatat e shumë llojeve vendase dhe migratore në vendin tonë po pësojnë rënie drastike.

Instalohet sinjalistikë për natyrën në lagunën e Patokut

Sinjalistika në zonat e mbrojtura ndihmon në ndërgjegjësimin dhe promovimin e vlerave natyrore të tyre. Ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), në bashkëpunim me stafin e zonave të mbrojtura dhe njësinë administrative Fushë–Kuqe, ka instaluar dy tabela informative në lagunën e Patokut. Tabelat japin informacion për kufijtë në terren të zonës së mbrojtur, aktivitetet miqësore me natyrën, dhe disa nga llojet e faunës e florës. Bashkë me kullën e vrojtimit këto tabela synojnë të promovojnë ruajtjen e biodiversitetit të lagunës Patok.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, nxitje forumeve mjedisore

Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura” (Faza II), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, në ndjekje të forcimit të kapaciteteve të organizatave të RrMN mbi modelet e advokimit për një vendimmamrrje dhe menaxhim sa më të qëndrueshëm të ZMM dhe burimeve natyrore, organizon bashkëbisedimin me grupet e interesit për “Nxitja e krijimit dhe të funksionimit të forumeve lokale mjedisore”.

Koka: Së shpejti do të kalojmë ligjin e ri për zonat e mbrojtura

Në prezantimin e analizës vjetore të vitit 2015 dhe objektivave të vitit 2016 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) ministri i Mjedisit Lefter Koka duke folur për dëmet që janë shkaktuar në zonat e mbrojtura ndër vite, u shpreh se po përgatitet ligji i ri për Zonat e Mbrojtura. “Ajo që shumë shpejt do të kalojë në parlament do të jetë ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, ku vetë Agjencia do të mund të vetëfinancohet. Unë jam i bindur që Shqipëria i ka resurset e nevojshme turistike për të mundësuar një zhvillim, të kësaj Agjencie dhe një zhvillim të vetë zonave.

Komuniteti që jeton në Zonat e Mbrojtura, aktor kryesor në ruajtjen dhe menaxhimin e tyre

Zjarret e kësaj vere të nxehtë u vlerësuan si më të rëndët dhe më të përhapurit në mbarë vendin. Ata dëmtuan veç të tjerave edhe shumë pyje në Zonat e Mbrojtura apo Parqe Kombëtare. Por shumë nga këto zona mbetën të paprekura falë kujdesit të vetë komunitetit që jeton pranë tyre. I paprekur nga zjarret mbeti dhe Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Danglli nën administrim të AdZM-së Gjirokastër. Megjithëse ky qark pati shumë dëmtime nga zjarret, Parku Kombëtar -Bredhi i Hotovës- mbeti i paprekur falë komunitetit që bashkëjeton me mjedisin dhe natyrën në këtë park.

Krimi kundër Valbonës dhe zonave të mbrojtura

Mania për të ndërtuar hidrocentrale ka tejkaluar çdo imagjinatë apo pritshmëri gjatë viteve të fundit. E motivuar nga lakmia e pafre dhe iluzioni se hidrocentralet e shndërrojnë ujin në ar, epidemia e hidrocentraleve është kthyer tashmë në një kërcënim serioz për natyrën e Shqipërisë. Nuk ka anë të vendit ku të mos ketë një projekt apo të mos jetë ndërtuar një hidrocentral; në çdo lum, përrua apo kanal ujitës, në zona të mbrojtura apo në mes të fshatit.

Krimi mjedisor në Berat

Të premten e kaluar, në ambjentet e Administratës së Zonave të Mbrojtura, (AdZM) Berat u organizua një seminar për forcimin e kapaciteteve të Rojeve Mjedisore- Rangers. Nëpërmjet këtij seminari, juristja Arsiola Dyrmishi prezantoi pjesën ligjore ku bazohet administrimi i zonave të mbrojtura, si mbrohen ato, çfarë pune realizohet nga rojet mjedisore e çfarë mund të përmirësojë punën e tyre. Tematikë që hasi në diskutime më të gjata ishte rreziku që i kanoset kësaj zone, si pasojë e krimit mjedisor, jo vetëm nga shfytëzimi i gurit, pllakave të gurit, apo mermerit por edhe nga rreziku i HEC- ve që mund të ngrihen në Zona të Mbrojtura.

Largimi i fushëzave në Peisazhin e mbrojtur Këneta e Domnit

Zhvillohet një aksion i përbashket midis AdZM, ISHMP Shkodër dhe Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), për largimin e vendstrehimeve të gjuetareve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, në Kënetën e Domnit. Shoqata ASPBM në zbatim të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbeshtetur nga CEPF, i cili konsiston në monitorimin e gjuetisë së paligjshme në 7 zona të mbrojtura (IBA.

Lidhuni me natyrën dhe trashëgiminë kulturore tuajën

WWF ju fton të vizitoni zonat e mbrojtura që të zbuloni vlerat e tyre si dhe përmes shembujve të praktikave të mira të cilat mund ti gjeni në web-in natureforpeople.org. Parqet tona janë vendet ku mund të jeni një me natyrën. Për këtë arsye organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ju fton që të bashkoheni me natyrën në këtë ditë kur festohet Dita Evropiane e Parqeve.

Mbi 1000 vizitorë marrin informacion në stendën shqiptare në panairin e natyrës në Comacchio

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mori pjesë për të dytën herë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Natyror dhe Vëzhgimin e Zogjve (birdëatching fair) në Comacchio, Itali. Kjo pjesëmarrje u sigurua me mbështetjen e Projektit NaturAL, i financuar nga Bashkimi Evropian si një mundësi e mirë për promovimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri si destinacione turistike të qëndrueshme.