zone e mbrojtur

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

200 të rinj i bashkohen projektit për rivitalizimin e Parkut të Lurës

Më shumë se 200 të rinj të shkollave të mesme të bashkive Dibër, Mat, Rrëshen dhe Bulqizë i janë bashkuar aktivitetit të parë për rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës. Aktiviteti konsistoi në ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj ruajtjes së vlerave mjedisore dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në aktivitet mori pjesë edhe këshilltari për Mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi i cili shprehu mbeshtetjen e kreut të Qeverisë për realizimin e këtij projekti.

A po shkatërrohen zonat e mbrojtura me lejen e autoriteteve?

Në një prej ditëve të dhjetorit të shkuar, Presidenti i “Balfin Group” në cilësinë e ortakut të vetëm, depozitoi 500,000 euro, si zgjerim kapitali për “BFI Invest” sh.p.k., një prej kompanive të shumta të këtij grupi të fuqishëm financiar në Shqipëri. Me ç’dukej kompania, me një moshë relativisht të re, kishte ndezur motorrët. Krahas shtimit të kapitalit me para, objekti i veprimtarisë, gjithashtu ndryshoi. “Produktet bujqësore” u zëvendësuan me “investime mbi pasuritë e paluajtshme”. Dhe ende pa dalë dimri, një ekip specialistësh mjedisi zbarkoi në terren. Vendndodhja: Laguna e Nartës. Misioni: vlerësimi mbi mundësinë e një projekti të ardhshëm turistik.

Administrata e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, përgatitet për turizmin veror

Punonjësit e Administratës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fillim të sezonit veror turistik, po përmirësojnë infrastrukturën orientuese dhe informuese në ndihmë të lëvizjeve turistike të vizitorëve të parkut. Këto tabela janë vendosur në Fushë Studen dhe po vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Rrajcë, Qarrishtë, Hotolisht etj. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një ndër parqet kombëtare që është bërë mjaft tërheqës për vizitorët kohët e fundit.

Ana e errët e industrisë së çokollatës

Një investigim i bërë së fundmi hedh dritë mbi pasojat shkatërrimtare të industrisë së çokollatës mbi mjedisin. Një produkt që sillte xhiro deri në 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe me konsum 3 milionë tonë. Industria kontrollohet në masë të madhe(50%) nga tri kompani: Olam, Cargill, dhe Barry Callebaut që tregëtojnë kakaon. Investigimi ka zbuluar se këto kompani kanë blerë kakaon, lënda bazë e çokollatës, edhe nga fermerë që kultivojnë në mënyrë ilegale dhe në zona të mbrojtura.

Arrihet marrëveshja historike: Parku më i madh ujor në Antarktidë

24 vende dhe BE ranë dakord të premten për krijimin e parkut me të madh detar në ujërat e Antarktidës, që mbulon një sipërfaqe oqeanike prej 1.55 milionë kilometrash katrorë. Komisioni për mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve jetësore të Antarktidës, gjatë një takimi në Hobart të Australisë tha se parku në detin Ross do të mbrohet nga peshkimi për 35 vite. Ujërat e detit Ross konsiderohen si më të rëndësishmet në botë nga pikëpamja ekologjike.

Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e Maleve të Pashtrikut zonë e mbrojtur

Krahas Maleve të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, Malet e Pashtrikut, janë qendër e rëndësishme e biodiversitetit në Kosovë dhe më gjerë në rajon por deri më tani nuk kanë qenë të hulumtuara sa duhet me qëllim të shqyrtimit të mundësisë për ta shpallur zonë e mbrojtur. Pasuritë e saj në aspektin e gjeodiversitetit dhe biodiversitetit dhe të gjeotrashegimisë janë të raportuara nga shumë shkencëtar në aspektin gjeologjik, pedologjik, floristik,faunistik etj. Vlerat natyrore të kësaj zone kanë ndryshuar dramatikisht në dekadën e fundit, veçanërisht vlerat e biodiversitetit.

Auditimi i KLSH: 71 HEC-e në zonat e mbrojtura, 44 prej tyre në proces ndërtimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të këtij viti në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ka gjetur se brenda rrjetit të Zonave të Mbrojtura janë 71 HEC-e. Nga këto HEC-e, 6 janë ndërtuar para viteve ‘90. Janë ndërtuar pas viteve ‘90 dhe që kanë filluar prodhimin 21 HEC-edhe janë në proces ndërtimi 44 HEC-e. Vetëm në Rrethin e Librazhdit janë ndërtuar dhe janë në proces ndërtimi gjithsej 40 HEC-e brenda zonave të mbrojtura.

Auron Tare në Marsejë, takim për zonat e mbrojtura dhe ishujt e vegjël mesdhetarë

Në Marsejë të Francës po zhvillohet një takim 5-ditor me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare që kanë në pronësi të tyre ishuj detarë të vegjël. Në këtë takim merr pjesë edhe një përfaqësi nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, kryesuar nga drejtori i saj Auron Tare. Aktiviteti mbi ruajtjen dhe rëndësinë e ishujve të vegjël është pjesë e networkut të krijuar vjet në rrjetin e ishujve të vegjël ku është pjesë edhe Sazani, ishulli përballë Vlorës. Pjesmarrës në takim ishin dhe përfaqësues nga komuniteti shkencor për secilin nga vendet si dhe ambientalistë.

Blendi Klosi pezullon dhe gjobit 12 gurore në Malin e Tomorrit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka marrë nismë për gjobitjen dhe pezullimin e 12 guroreve që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Masat ndaj tyre janë ndërmarrë gjatë inspektimit në terren të një ekipi me inspektorë të Inspektoriatit Mjedisor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e ministrit Klosi. Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.

Bunë-Velipojë: Ndotje masive nga mbetjet plastike

Gjatë kësaj jave, në një ekspeditë shkencore në brigjet e Adriatikut, pikërisht rreth peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor Lumi Bunë-Velipojë u konstatua një ndotje masive e bregut nga mbetje plastike, mbetje ekologjike, mbetje toksike etj. Lumi Buna dhe territoret Ligatinore përreth tij janë shpallur “Peizazh Ujor/Tokësor i Mbrojtur me VKM nr. 682 të vitit 2005. Aktualisht me ndarjen e re territoriale kjo zonë ka kaluar nën juridiksionin e Bashkisë Shkodër. Ndërsa si kategori zonë e mbrojtur menaxhohet dhe monitorohet nga AdZM-Shkodër (ose përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura).

Det i bukur, i kaltër, ....... por a është vërtet tërheqës?

Deti, një hapësirë e pafund që të fton të humbasësh drejt vijës që ndan horizontet, atë ujor me ajrin. Kanë një ngjyrë të përbashkët, por janë shumë të ndryshëm qielli dhe deti. Gjatë 25 viteve të periudhës së re të ndryshimeve politike, që vendi ynë ka kaluar e po kalon, kjo hapësirë ka mbetur si një qenie pa frymëmarrje, e kapur nga ndotja dhe e mbishfrytëzuar deri në tjetërsim dhe shkatërrim të ngadalshëm si sëmundje pa shërim.

Di Caprio vizitë në xhunglën indoneziane për mbrojtjen e natyrës

Aktori amerikan, Leonardo Di Caprio zhvilloi një vizitë në xhunglën indoneziane për të dhënë mbështetjen e tij ndaj grupeve lokale që luftojnë për mbrojtjen e florës dhe faunës së kërcënuar nga shpyllëzimi dhe gjuetia e jashtligjshme. Aktori më i mirë në filmin “The Revenant”, qëndroi fundjavën e kaluar në pyllin tropikal të parkut kombëtar Leuser, në ishullin e Sumatras. Kjo zonë ka një potencial të lartë në ruajtjen afatgjatë të natyrës dhe në të banojnë shumë kafshë si orangotangu apo tigri, që janë në zhdukje për shkak të shfrytëzimit të pyjeve.

Ditët e fundit për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit në Luginën e Valbonës

Që prej Marsit të vitit 2017, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ështe duke u tundur nga shpërthimet, ditë e natë, teksa vazhdon ndërtimi në kuadër të projektit për hidrocentralin e Dragobisë në degën e lumit Çerem. Deri më tani, mungesa e qasjes në këtë vendndodhje, do të thoshte që askush nuk kishte një përshtypje të saktë të dëmit të gjerë të këtij investimi. Megjithatë, në prill filloi ndërtimi i hidrocentralit të dytë, i cili planifikon vendosjen e 3 kilometrave më piktoreskë dhe të virgjëra të Lumit të Valbonës në një tunel.

Dokumentari investigativ për Parkun e Divjakës do të transmetohet tek Kinema Agimi

Dokumentari investigues i Elementit të Pestë që tregon për rrezikun e shkatërrimit të Parkut të Divjakë-Karavastasë nga ndërtimi i resortit turistik të kompanisë MabetexGroup, do të shfaqet për publikun nesër, më 15 dhjetor, në orën 17:00, pranë Kinema Agimit. Dokumentari “Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar” u transmetua për herë të parë më 7 dhjetor, në faqen zyrtare të Elementit të Pestë, një nismë e një grupi gazetarësh e aktivstës, drejtuar nga regjizori i pavarur Artan Rama.

Dritë jeshile për ndërtimin e qendrës së shpëtimit dhe rehabilitimit të arinjve në Shqipëri

FOUR PAWS International ka mbajtur sot (15 nëntor) në Tiranë takimin "Arritje dhe sfida në dy vite përpjekje për të shpëtuar arinjtë më të trishtuar", ku u diskutua situate e fillimvitit 2016, prezantimi i arritjeve të përbashkëta 2016/2017, gjendja aktuale e arinjve të robëruar dhe prezantimi i rezultateve të investigimit për një panoramë më të qartë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Takimi në hapje u përshëndet nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Klosi i cili u shpreh se nisma si këto tregojne se shoqëria civile po ecën me hapin e kohë duke reflektuar dhe ofruar zgjidhje për problemet shqetësuese të jetës sonë.

Edhe disa zona pyjore të vendit tonë mund të fitojnë mbrojtjen e UNESCO-s

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) bënë të ditur se disa zona pyjore të vendit tonë do të propozohen për të qenë pjesë e Trashgimisë Natyrore Botërore. Zona qendrore e Rrajcës në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë si dhe Rezerva Strikte Natyrore Lumi i Gashit në Alpet Shqiptare janë dy nga 9 zonat në nominim për të qenë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore, site të UNESCO-s. PPNEA, pjesë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka punuar ngushtë bashkë me Euronatur për përcaktimin dhe promovimin e të dy zonave.

Edhe Laguna e Karavastasë ngrin, zogjtë strehohen në spjaxhe me ujë të kripur

Ka ngrirë çdo gjë, thotë Ardian Koçi, Drejtori i AdZM-së në Qarkun e Fierit, që administron Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky park është tepër i vizitueshëm në të katër stinët e vitit edhe tani kur çdo gjë ka ngrirë. Vizitorë dhe turistë nga vendi dhe Europa, vijnë të shikojnë vallëzimin e mjelmave dhe të zogjve të tjerë ujorë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve është tipik në këtë hapësirë lagunore. Aty rriten dhe shumohen mjaft specie zogjsh ujorë dhe mbi të gjitha specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel. Së fundmi kjo lagunë popullohet edhe nga flamingot që zbresin nga Europa Lindore dhe dimërojnë aty.

Ekosistemet detare dhe vlera e tyre ekonomike për komunitetin që jeton në afërsi

Në rrethin e Vlorës gjendet i vetmi Park Kombëtar Detar, ai i “Karaburun Sazani-it”, i cili ofron vlera të jashtëzakonshme natyrore por edhe turistike. Një ndër pasuritë më të mëdha të këtij parku janë ekosistemet e livadheve të Posidonia-s (Posidonia oceanica), të cilat shërbejnë si strehë e shumë gjallesave detare, pjesë e listës së kuqe apo specieve të rrezikuara me interes ndërkombëtar. Nga ana tjetër ky park ofron mundësi për zhvillim turistik të qëndrueshëm duke mundësuar aktivitete turistike, të cilat nuk kanë ndikim negativ në mjedis.

Ende nuk e keni vizituar Qendrën e Informacionit, Radhimë?

Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit dhe Vitit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm 2017, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi inaguroi Qendrën e Informacionit, Radhimë, e cila do t’i shërbejë turistëve që duan të vizitojnë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe Z. Nino Merola, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Z. Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP, Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të sektorit të turizmit të Rajonit të Vlorës, të Projektit NaturAL, PNUD-it, AdZM, Vlorë, AKZM.