zone e minuar

Zonat e minuara, ende problem në Kosovën e pasluftës

Lufta e fundit në Kosovë ka lënë pas një numër të madh pajisjesh të pashpërthyera, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë jetët e qytetarëve. Që nga përfundimi i luftës, në Kosovë kanë humbur jetën 113 persona, si pasojë e shpërthimit të minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese, ndërsa 437 të tjerë janë lënduar. Jehona Verbovci, 24 vjeç nga Fushë Kosova, humbi këmbën e djathtë, kur në moshën 10-vjeçare gjeti një mjet të tillë afër shtëpisë së saj. “Afër shtëpisë sime ka ndodhur dhe ka qenë mjet eksploziv. Kam qenë dhjetëvjeçare.