zvernec

Forcat Detare zhvillojnë operacion antindotje në Zvërnec

Forca Detare mori pjesë në operacionin për parandalimin dhe pastrimin e ndotjes së shkaktuar përgjatë vijës bregdetare në Vlorë, Triport-Plazh-Zvërnec, si rezultat i aktivitetit të Petroliferës dhe subjekteve që operojnë me të.Në operacionin që nisi që në orët e para të mëngjesit, Forca Detare angazhoi anijen e posaçme antindotje “Karaburuni” dhe atë “Oriku”. Për shkak të erës, pjesa më e madhe e ndotjes së shkaktuar nga lënda e dyshuar si naftë e papërpunuar, ishte e përqendruar përgjatë bregut të detit.

Ndotet plazhi i Zvernecit, nis puna për pastrimin e sipërfaqes nga nafta

Katastrofë mjedisore në plazhin e Nartës. Një sasi e konsiderueshme bitumi është përhapur në det duke ndotur bregun rreth 5 kilometrash. Shkak për këtë është bërë një defekt në një anije turke që ishte duke marrë bitum në depozitat e Petroliferës. Kompania ka shpjeguar edhe arsyet e këtij defekti që solli ndotjen. Sipas saj, një nga tubat e pompimit ka pësuar defekt gjatë procesit duke sjellë shpërthimin e tapës bllokuese. Defekti ka zgjatur për pak sekonda, ndërkohë që kompania ka marrë menjëherë masat duke rrethuar zonën për të ulur nivelin e ndotjes.

Ndotja në Zvërnec, flota detare në ndihmë të operacionit

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se flora detare po angazhohet për të frenuar ndotjen e mëtejshme në plazhin e Zvërnecit, pas incidentit të djeshëm, ku një sasi nafte bruto përfundoi në det. “Disa tonë naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj”, u shpreh ministrja Mimi Kodheli. Plazhi i Zvërnecit në Vlorë është ndotur si pasojë e çarjes së një anijeje gjatë procesit të ngarkimit te naftës bruto në të.

Në Zvërnec fiton Shoqëria Civile

Pas ankesave të qytetarëve të zonës që prekeshin nga ndërtimi i pusit të naftës në Zvërnec, Nartë, në zyrën e shoqatës SEEP, në qendrën e rrjetit të Shoqatave Mjedisore "Vizion i Gjelbër" (6 shoqata mjedisore të Vlorës të themeluara nga programi SENiOR-A), u analizua situata , shqetësimi dhe kërkesat e banorëve për të ndaluar punimet sepse ajo zonë ka vlera të rralla turistike dhe banorët kanë investuar prej vitesh në këtë drejtim, por nga ana tjetër është analizuar edhe vendimi i KKT lidhur me ndërtimin e pusit të naftës.

Një fundjavë në fshatin e bukur të Nartës dhe Zvërnecit – Tradita të veçanta që tërheqin vëmendje

Vetëm 5 km larg qytetit të Vlorës gjendet fshati i bukur i Nartës. Narta është një fshat i vogël me vetëm 2000 banorë por me shumë të veçanta. Bukuritë natyrore, pylli i paprekur, plazhi në të cilin nuk gjendet asnjë ndërtim, traditat e tyre, por edhe vera e fshatit janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e gjithkujt që ka patur shansin ta vizitojë. Nartiotët thuhet të jenë me prejardhje greke, kjo është dhe arsyeja pse në fshat fliten të dyja gjuhët, greqishtja dhe shqipja.

Ura e Zvërnecit, e shkatërruar

Ka kaluar një vit nga shkatërrimi i Urës së Manastirit të Zvërnecit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosë solli dhe dëmtime të mëdha tek kjo urë. Edhe pse është premtuar për investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë, duke sjellë dhe rrezik për vizitorët. Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngritja e nivelit të ujit të Lagunës së Nartës si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet ‘90, është investuar vetëm një herë nga Qarku i Vlorës para dy vitesh.